Ish te perndjekurit, sot Topi vizite ne muze

Vizita do te realizohet ne oren 12.30 dhe presidenti do te shoqerohet nga drejtuesit e shoqatave te te perndjekurve politike. Gjate takimeve me te fundit qe Topi ka pasur me perfaqesues te shoqatave te ish te denuarve dhe te perndjekurve politike, pjese e diskutimit me ta ka qene edhe ligji per lustracionin.
Ish te perndjekurit dhe te denuarit politike kane shprehur rezervat e tyre lidhur me nenin 4 te ligjit, i cili, sipas krereve te ketyre shoqatave ka perjashtuar nga papajtueshmerite e funksioneve publike kategori te tjera funksionaresh te larte si ministrat, drejtuesit e institucioneve te tjera te larta politike, apo shteterore, sekretaret e partise dhe zyrtaret e larte te aparatit te Komitetit Qendror.
Ata jane shprehur per nevojen e zgjerimit te hapesires se ligjit per pastertine e figures se funksionareve te administrates publike dhe per bashkepunetoret e agjenturave te huaja.