I ngacmonte vajë n, babai hakmerret me sëpatë
DURRËS - Ngacmonte një vajzë për të cilën i kishte "rënë në kokë", por kjo i ka kushtuar shtrenjtë një 35-vjeçari nga Manza e Durrësit. Ai, për pak ka qenë duke humbur jetën, pasi babai i vajzës e ka qëlluar me sëpatë në kokë, duke e lënë të plagosur rëndë. Tashmë ai ndodhet në spitalin rajonal dhe sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetën. Të hënën, policia kreu arrestimin në flagrancë të 56-vjeçarit Mehdi Alimani, nga Manza e rrethit të Durrësit. Arrestimi i tij u krye pasi rreth orës 00.45 të po asaj dite, ka plagosur me sëpatë 35-vjeçarin Gjergj Doda, banues po në Manzë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur Alimani ka diktuar se Doda gjendej në oborrin e shtëpisë së tij. Ai e njihte Dodën, pasi kishte disa kohë që i vërdallosej vajzës së tij. Fillimisht burrat janë përleshur me njëri-tjetrin trup me trup e me grushte, por më pas Mehdiu e ka goditur kundërshtarin e tij me sëpate në kokë. 56-vjeçari Alimani akuzohet për "plagosjes të rëndë".
(d.b/BalkanWeb)