Zgjedhjet e28 Qershorit, kutitë e votimit si në 2007
Ky është një nga vendimet që pritet të marrë sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e tij të radhës. Në projektvendimin e siguruar dje nga “Gazeta Shqiptare”, thuhet se kutitë e “vjetra” do të rivihen sërish në përdorim
TIRANE-Në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2009 do të përdoren të njëjtat kuti votimi, që janë përdorur edhe në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore në vitin 2007. Ky është një nga vendimet që pritet të marrë sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e tij të radhës. Në projektvendimin e siguruar dje nga “Gazeta Shqiptare”, thuhet se kutitë e “vjetra” do të rivihen sërish në përdorim, pasi kanë rezultuar të përshtatshme dhe tepër të sigurta. “Kutia e përdorur në këto zgjedhje (vendoret) rezultoi e përshtatshme dhe e sigurt për materialet zgjedhore. Kutia e votimit dhe ajo e materialeve zgjedhore mbyllen me vula/kode të posaçme sigurie dhe kishin si element identifikues një numër unik gjashtëshifror. Vulat kishin ngjyrë portokalli dhe përbërja e tyre prej kavo çeliku, i bëri ato shumë të sigurta”, citojmë nga projektvendimi që do të votohet sot në KQZ. Sic ben te ditur Gazeta Shqiptare, Kodet e sigurisë që u përdorën për mbylljen e kutive të votimit në zgjedhjet lokale, edhe pse janë gjendje në magazinën e KQZ-së, nuk do të përdoren në zgjedhjet e 28 qershorit. Pasi sipas këtij institucioni, ato mund të përbëjnë rrezik për ecurinë e procesit elektoral.
(d.b/GSH/BalkanWeb)