E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-te perndjekuritTopalli sulmon Presidentin Bamir Topi

TIRAN- Ferkimet midis mazhorances dhe Presidentit Republikes arrijne ne nje tjeter stad duke kaluar ne akuza direkte. Kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe kreu i shtetit Bamir Topit jane perplasur diten e djeshme dhe kane replikuar ne distance per dhenien e dekorimeve per ish te perndjekurit politike dhe zyrtaret shteterorore te kohes se diktatures. Perplasja midis dy zyrtareve te larte ka ndodhur ne mjediset e Institutit te Integrimit te Perndjekurve Politike ne Tirane.

Ne ambientet e ketij te fundit jane kryer gjate paradites se djeshme homazhet qe u mbajten ne nderim te dy martireve te demokracise Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja. Trupat e dy martireve jane gjetur disa dite me pare nga familjaret prane lumit Kir ne Shkoder pasi ishin pushkatuar pa gjyq nga regjimi komunist ne maj te vitit 1984 gjate revoltes ne burgun famekeq te Qaf-Barit.

Akuza

Disa minuta para mesdites pasi kreu homazhet ne mjediset e Institutit te Integrimit te Perndjekurve Politike kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli akuzoi Presidentin si hipokrit. shte nje moment per te ftuar kedo qe ka nje pozicion te caktuar pervec te tjereve per ti thene fort qe te mos guxoni me te dekoroni ata qe kane vrare ne menyren me barbare si keta dy djem te rinj Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja ashtu dhe me mijera e mijera te tjere.

Ajo eshte fyerja me e madhe qe mund tu behet vetes se tyre familjeve te tyre edhe ne si komb- deklaroi Topalli per mediat. E pyetur nese ka emra konkrete per kete akuze te sajen ajo iu drejtuar gazetareve duke thene se E dini vete. Por nuk mund te rri pa u thene se ato qe dekorojne vrasesit e tyre jane me teper se hipokrite. Kjo akuze e Topallit nxjerr hapur krisjen e marredhenieve qe ajo ka me nje prej ish-drejtuesve te Partise Demokratike qe tashme ushtron nje prej funksioneve me te rendesishme ne vend.

Replika

Pas disa minutash ishte kryetari i shtetit ai qe doli nga rituali i kryerjes se homazheve. Interesit te medias per te marre nje qendrim te tijin mbi akuzat e kryetares se Kuvendit Bamir Topi i eshte pergjigjur duke i cilesuar si nje melodi te vjeter. Une do i kujtoja gjithsecilit qe nuk eshte momenti per te luajtur nje melodi te vjeter.

Shqiptaret kane nevoje qe te bashkepunojne midis tyre ne radhe te pare ata qe jane ne pozicionet ku kane mundesi qe te rikuperojne sadopak demet qe i jane shkaktuar ketyre familjeve- replikoi Topi. Sot sipas tij ne vitin 2011-te minimalisht duhej te kishte perfunduar historia e rikuperimit dhe e kompensimit material te ketyre familjeve. Pastaj tha ai nderi qe i behet nga shoqeria eshte nderi qe i vjen ne radhe te pare nga sensitiviteti individual personal.

Presidenti shprehu besimin qe cdo adresim per elemente te tille qe nuk e di se ku drejtohen por pavaresisht nese kane nje nentekst jane te gabuara. Duke iu referuar ketyre akuzave kreu i shtetit sqaroi se institucioni i Presidentit ka bere me shume se cdo institucion tjeter ka hapur dyert e institucionet dhe besoj se duhet ta dini se asnjehere Institucioni i Presidentit nuk ben dekorime me iniciativa personale ato vijne si propozime nga institucionet.

Ditet e fundit kreu i presidences eshte vene nen akuzat e Partise Demokratike edhe per presion ndaj Kolegjit Zgjedhor. Per keto akuza ai tha se vazhdon e njejta melodi por me instrumente te ndryshem. Presidenti i Republikes eshte njeriu qe me shume se kushdo tjeter eshte mbi palet eshte midis paleve eshte njeri i ligjit dhe cdo lloj paragjykimi besoj se shoqeron ate lloj malicioziteti qe ekziston tek individe te vecante- deklaroi Bamir Topi.

Topalli

shte nje moment ku secili prej nesh kujtojme me mijera te pushkatuar te burgosur te internuar te perndjekur. Po ne te njejten kohe ne shohim sesa ka ecur Shqiperia gjate kesaj periudhe sesa e rendesishme eshte liria sesa e rendesishme eshte te mendojme se liria nuk duhet konsideruar si grant por eshte nje vlere per te cilen duhet te luftojme dhe te punojme cdo dite cdo ore dhe cdo minute.

Berisha

Nderimin me te madh qe mund tu bejme ne martireve te lirise dhe demokracise eshte konsolidimi i vlerave te lirise i votes se lire i fjales se lire. Kur ata burra kane votuar jane paraqitur para dy kutive njera ishte kutia e frontit e barbarise ndersa tjera quhej kutia e armikut. Kjo me eshte kujtuar kur ka nga ata qe voten e hedhur ne nje kuti tjeter duan ta konsiderojne si vote te ekzekutuar si vote te paqene.

Topi

shte vertet nje moment qe ben te reflektoje qe kjo shoqeri nuk duhet te heqe nga memoria ato vite te tmerrshme te izolimit per ta vleresuar me shume demokracine per te vleresuar me shume institucionet dhe per te vleresuar pikerisht ate pike referimi qe ne kemi te gjithe qe eshte Evropa sepse vetem atje ne do te arrime te kapim ato standarde per te cilat kane luftuar me vetedije te plote Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja.

Pse sulmohet Presidenti

Qendrimi i Presidentit te Republikes Bamir Topi i cili ka kerkuar ne menyre te perseritur qe Kolegji Zgjedhor te jape drejtesi duke zbatuar ligjin dhe te mos mbaje krahe partiake ka bere qe ai te vendoset ne qender te sulmeve te mazhorances. Duke nisur nga kryeministri Berisha e kryeparlamentarja Topalli e deri tek KQZ e cila sajoi nje seance farse duke aluduar se Presidenti i Republikes ka hedhur voten ne kuti te gabuar dhe ajo vote ishte per Edi Ramen. do dalje e Presidentit ku kerkohet dhenia e drejtesise nga Kolegji shoqerohet me nje sulm nga ana e mazhorances.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›