Rriten kredite e keqija arrijne 15.2 per qind
TIRAN- Rritja e kredive me probleme po kthehen ne nje problem serioz per sistemin bankar ne vend duke rrezikuar rimarrjen e masave shtrenguese per leshimin e kredive ne muajt e ardhshem apo me keq akoma uljen e financimeve ndaj ekonomise.
Shoqata e Bankave raporton per nje rritje te metejshme te kredive me probleme gjate muajit prill krahasuar me treguesit e marsit. Nga te dhenat ende te pa audituara te kesaj shoqate mesohet se deri ne fund te muajit te shkuar niveli i kredive me probleme ka arritur ne 15.2 per qind si asnjehere me pare gjate dekades se fundit.
Ajo perben nje fakt shqetesues ka te beje me tendencen rritese te kredive me probleme duke filluar nga janari i ketij viti. Ne muajin e pare te ketij viti kredite me probleme perbenin 14.5 per qind te portofolit te kredive te bankave qe operojne ne vend ne shkurt ky tregues arriti ne 14.6 per qind ne mars 14.7 per qind per tu rritur edhe me 0.5 per qind pergjate muajit te shkuar duke kaluar edhe shifren prej 15 per qind.
Bankat i vleresojne ne pese kategori huate e leshuara duke filluar nga kredite e shendetshme deri tek ato te konsideruara te humbura. Kategoria e pare jane kredite normale te cilat shlyhen ne kohe dhe brenda kushteve te kontrates nga kredimarresit. Keto perbejne edhe pjesen me te madhe te portofolit te kredise se sistemit bankar.
Kategoria e dyte jane kredite ne ndjekje ku banka nuk ka mundesi te mbikeqyre aktivitetin e kredimarresit. Kredite ne fjale nuk perbejne rrezik ne kthimin e tyre pra perfshihen ne rangun e kredive te konsideruara te mira. Kategoria e trete jane kredite nen standard. Keto kredi nuk jane te mbuluara mire me koletaral dhe kredimarresi nuk ka mundesi te shlyeje ne kohe kestet. Kategoria e katert jane kredite me dyshim te thelle ku duke vleresuar kushtet financiare te kredimarresit bankat i konsiderojne thuajse te humbura parate. Kategoria e peste jane kredite e humbura.
Kredite me probleme perfshijne tre kategorite e fundit e kredive. Pra per te bere vleresimin e kredive me probleme merren parasysh sasia e kredive nen standard kredite ne dyshim dhe kredite e humbura.
Por si perkthehen ne shifra gjithnje sipas te dhenave te Shoqates se Bankave kategorizimet e mesiperme -Aktualisht bankat konsiderojne te humbura plot 23.5 miliarde leke kredi. Kjo shifer vjen me nje rritje prej rreth 800 milione leke krahasuar me muajin mars. Nderkohe sasia e kredive nen standard perllogaritet te jete rreth 31.8 miliarde leke. Kjo shifer vjen me nje rritje prej 2.3 miliarde leke krahasuar me marsin. Nga ana tjeter kredite ne dyshim per prillin perllogaritet te jene ne treguesit e 20.7 miliarde leke nga 20.4 miliarde qe ishte ne muajin mars.
Nga mbledhja e ketyre treguesve del se totali i kredive me probleme deri ne fund te muajit prill perllogaritet te jete rreth 77 miliarde leke. Nga keto vetem 23.5 miliarde leke konsiderohen te humbura ndersa per sa i perket pjeses tjeter bankat ndjekin procedurat e parashikuara ne raste te te tilla sic eshte bindja e kredimarresit per te paguar apo hedhja e hapit te fundit sic eshte sekuestrimi i pasurise.
Treguesit e kredive dhe depozitave
841 miliarde leke eshte totali i depozitave te shqiptareve ne bankat tregtare
510 miliarde leke eshte totali i kredive te leshuara nga sistemi bankar ne Shqiperi
343 miliarde leke eshte totali i kredive standarde
57 miliarde leke eshte totali i kredive ne ndjekje
32 miliarde leke eshte totali i kredive nen standard
21 miliarde leke eshte totali i kredive ne dyshim
24 miliarde leke eshte totali i kredive te humbura
Shenim Te dhenat e kredive jane bashke me interesat
Individet depozitojne bizneset marrin kredi
Depozitat ne banka kane pesuar nje rritje te ndjeshme gjate muajit te shkuar. Te dhenat me te fundit raportojne per nje shtim me rreth 10 miliarde leke te depozitave ne banka gjate prillit krahasuar me muajin paraardhes. Deri ne fund te prillit bankat deklarojne se kane ne arkat e tyre plot 841 miliarde leke kundrejt 831 miliarde lekeve qe kishin ne mars. Kjo eshte nje rritje me e larte se ajo e muajit mars ku depozitat u rriten me 7 miliarde leke.
Ajo qe vlen per tu theksuar eshte se rritja verehet tek depozitat me pakice pra kryesisht tek depozitat e individeve nderkohe qe depozitat e korporatave mesohet te kene nje rritje te paperfillshme.
E kunderta ndodh me kredite. Ne tota bankat kane leshuar deri ne fund te prillit 510 miliarde leke kredi ku pjesen me te madhe rreth 358 miliarde leke mesohet ti kene marre bizneset dhe 152 miliarde leke i kane marre individet.