E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-trafikanti shfrytezon te mituren

Korce- Nje vajze e mitur, e shpallur si e humbur pas largimit misterioz prej disa javesh nga familja e saj, u zbulua dje se shfrytezohej nen dhune psikologjike si prostitute ne qytetin e Pogradecit, nga nje i denuar per trafik droge ne Greqi. M. B, nje 16 vjecare nga fshati Dritash i Korces, pasi ka dale nga kthetrat e shfrytezimit te tutorit te saj, i eshte drejtuar per ndihme policise qe me ane te nje aksioni te kryer mbremjen e se enjtes, ka arritur te vere ne pranga 50 vjecarin Apostol Shuli, nga Pogradeci. Burime te policise se Korces, te cilat kane realizuar aksionin per kapjen e 50-vjecarit ne bashkepunim me komisariatin e Pogradecit, thane se prej te pakten kater javesh e mitura nga fshati Drithas ishte shpallur si nje person i humbur pas largimit nga familja. Vajza qe kishte perfunduar ne qytetin e Pogradecit dhe shfrytezohej si prostitute kishte vene ne levizje forcat e rendit per gjetjen e saj, por pa sukses, derisa vete 16-vjecarja arriti t'i shpetonte tutorit te saj dhe e denoncoi. Sipas te dhenave, minorenia eshte shfrytezuar per qellime fitimi nepermjet prostitucionit ne qytetin e Pogradecit nga 50-vjecari Shuli, i cili e mbante te mbyllur ne banesen e tij private. Nen nje dhune te vazhdueshme psikologjike, vajza ka qene e detyruar te prostituonte dhe tutori i saj siguronte nga 5 mije leke te reja prej cdo klienti me te cilin shkonte vajza. Nga hetimet e policise ka rezultuar se ajo i nenshtrohej prostitucionit kryesisht me meshkuj te moshes 45-50 vjec, e nderkaq mbahej e izoluar dhe me mashtrime nga tutori. Rreth dy jave me pare, minorenia ka arritur te dale nga duart e 50-vjecarit Shuli qe e shfrytezonte dhe ne rrethana kur edhe policia e kishte shpallur si person te humbur dhe nuk mund te kthehej menjehere ne familje, eshte drejtuar per te denoncuar ne komisariatin e Korces. Si pasoje e ushtrimit te dhunes psikologjike dhe shfrytezimit si prostitute, eshte dashur ndihma e nje psikologeje qe minorenia te arrije te identifikoje dhe te deshmoje me fakte abuzimin me te. Burime zyrtare te policise thane se i dyshuari e kishte mashtruar vajzen se do i siguronte nje jete shume te mire dhe para, duke e bere qe ajo te braktiste familjen. Apostol Shuli eshte arrestuar ne flagrance rreth ores 23:00 te se enjtes, me akuzen "shfrytezim prostitucioni ne rrethana renduese me nje te mitur". Zyrtare te policise thane se kane marre edhe rrefimin e plote te vajzes qe do i paraqitet gjykates gjate mases se sigurise qe pritet te zhvillohet diten e neserme.

Historia e denimit ne Greqi

Nga verifikimet e kryera prej policise, rezulton se Apostol Shuli, banues ne qytetin e Pogradecit, eshte denuar me pare ne Greqi per trafik lendesh narkotike dhe pas daljes nga burgu i eshte ndaluar hyrja per ne shtetin fqinj. Nje tjeter veprimtari kriminale sipas policise ai ka kryer ne qytetin e Pogradecit ku edhe banon, duke nxjerre te ardhura me shfrytezimin e nje 16-vjecareje si prostitute, por eshte denoncuar pasi e mitura qe ishte shpallur si person i humbur e ka denoncuar. Mesohet se 50-vjecari nuk ka pasur te drejte te hynte ne territorin grek qe prej vuajtjes se denimit per trafik, duke u shpallur si person i padeshirueshem. Nderkohe qe prej vitit te kaluar ai ishte kthyer ne qytetin e Pogradecit ku kishte gjetur si menyre mbijetese mashtrimin e vajzave te mitura per shfrytezim, duke i izoluar ne banese. Mesohet se 16-vjecarja ka rrefyer qe i dyshuari nuk e lejonte te dilte nga shtepia per asnje moment, derisa ajo ka perfituar nga situata.

Gezim Ashimi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›