Gjykata le ne qeli ish-deputetin e PS-se
Fier-Edhe pse avokati mbrojtes i ish-deputetit te PS-se ka dhene tre argumente para trupit gjykues per masen e sigurise diten e djeshme, Faik Memushi do te qendroje ne qeli per te vuajtur denimin me 8 muaj burg per shperdorim detyre. Vepra eshte kryer gjate kohes qe 60-vjecari qe martonte djalin tre dite me pas arrestimit mbante postin e drejtorit te Bujqesise dhe Ushqimit ne Fier. Megjithese kishte pranuar se kishte leshuar nje vertetim per nje mikun e tij se kishte qene punonjes i ndermarrjes bujqesore, ky i fundit kishte keqperdorur besimin e ish-zyrtarit duke tjetersuar nje sasi toke. Hedhja ne gjyq e perfituesit nga pretenduesi i dyte si pronar, ka zbardhur firmen e rreme te Memushit. Gjate procesit vitin e kaluar Gjykata e Fierit jep 8 muaj burg, por avokati apelon dhe dergon ceshtjen ne Gjykaten e Larte. Ndersa me ligj pritet edhe vendimi i ketij institucioni per te bere arrestimin, prokuroria kater dite me pare ka leshuar urdher arrestin per Memushin. Perfundimi i mandatit te kreut te Gjykates se Larte, Thimio Kondi, si dhe emerimet e reja te anetareve qe perfshine institucionin, lane ne burg ish-drejtorin e Bujqesise per periudhen 1999-2004. Avokati mbrojtes, Ilir Dushi, ka thene per gazeten se ka qene pikerisht ky shkak qe rekursi per klientin e tij nuk u mor ne shqyrtim. Dushi akuzon pikerisht politiken aktuale ne vend, e cila shkaktoi c'orientim ne institucionin e gjykates. Diten e djeshme, gjyqtari i ceshtjes Fatri Selamaj ka vleresuar te ligjshem arrestimin e Memushit. Por avokati tha se, "urdhri i prokurorit ka dale pa u dhene vendimi i Gjykates se Larte per rekursin".
Nderkohe qe dy argumentet e tjera te mbrojtesit ligjor kane qene gjendja shendetesore e 60-vjecarit qe vuan nga zemra dhe dasma e djalit te tij kete fundjave. Familjaret e ish-zyrtarit te arrestuar e cilesuan arrestimin me prapavije politike. Ata akuzuan per nje sulm qe i behet te afermit te tyre, qe i perket nje partie e cila sot eshte ne opozite. Vellai i ish-drejtorit te arrestuar, Rebani Memushi, ne prononcimin e tij per gazeten tha se, "aktivizimi i Faikut ne takimet e opozites ne zonen e Frakulles dhe ate te Fierit ka sjelle nje reagim te tille me prapavije denigruese qe behet nga autoritet shteterore". Paraditen e se enjtes, uniformat blu te seksionit te Luftes Kunder Krimit Ekonomiko-Financiar ne Fier, arrestuan nen akuzen e "shperdorimit te detyres" pas urdhrit te prokurores Elida Hoxhaj, ish-drejtorin e Bujqesise. Xh.Beharaj