"Per kunatin pagova 20 mije USD"
Peshkopi- Masa e sigurise per 42-vjecarin qe akuzohet se masakroi kunatin pas sherrit per atesine e femijeve te lindur rreth dhjete vite me pare, nxjerr ne pah edhe konflikte te tjera mes dy familjeve. Behet fjale per plagosjen e rende te nje gruaje me lidhje farefisnore nga Vladimir Lica, per te cilin i akuzuari per vrasjen, Shefki Lila, ka deshmuar dje ne sallen e gjyqit ne Diber se i kishte paguar 1.3 milione leke ne dore prokurorit, qe ta lironte kunatin nga qelia. Por ndersa i kerkonte borxhin per shkak te gjendjes se tij ekonomike, Vladimiri i ka permendur atesine e djalit per te cilin akuzonte Shefkiun se ia kishte marre ne maternitet duke e nderruar me vajzen e gruas se tij. Deshmia tronditese eshte dhene dje nga vete Lila qe pranoi krimin, por renditi edhe disa fakte te tjera, deri tek kercenimi me nje thike qe Vladimiri i kishte bere diten e ngjarjes. Ka qene ora 10:00 e paradites se djeshme, kur Gjykata e Peshkopise eshte rrethuar me trupa te shumta policore. Seanca per dhenien e mases se arrestit per te dyshuarin Lila ka zgjatur pak me shume se nje ore. Ne fillim i pandehuri eshte njohur me akuzen e ngritur ndaj tij nga ana e prokurorise, per vrasje te paramenduar te kunatit. Po krejt i kundert ka qene vleresimi i avokatit te pandehurit, i cili ka pretenduar se klienti i tij e ka kryer vrasjen ne kushtet e tronditjes se rende psikike, duke ndjere se ka qene i kercenuar nga thika e viktimes Vladimir Lica. Me tej ka folur i pandehuri Lila, i cili ka sjelle para gjykues nje version krejt te padegjuar deri me tani ne lidhjet mes dy kuneterve.
I penduar per ate qe ka bere, madje duke perseritur here pas here se nuk kishte dashur ta vriste kunatin, Shefki Lila ka nisur qe te rrefeje se Vladimiri kishte disa vite qe pretendonte si kishte qene ai babai i djalit tim. Prej 6-7 vitesh ishte shprehur se djali qe po rriste e motra ishte nderruar me vajzen e tij, ne momentet e lindjes. Nderkohe, pretendimi i tij ishte perseritur, madje shume here tre vjet me pare. Vladimiri kembengulte se motra kishte lindur vajze dhe se qellimisht kishte rene ne ujdi me gruan e tij per ta nderruar me djalin qe ajo kishte lindur. Por sipas deklarimeve ne gjykate, Lila ka pretenduar se per konfliktin kishte disa arsye te tjera.
Ai ka thene se viktima, tre vite me pare kishte plagosur mjaft rende nusen e xhaxhait te tij. Pas kesaj ai ishte arrestuar dhe qendronte ne burg duke me cuar fjale here pas here qe te bente te pamunduren per ta nxjerre ate nga burgu ku po qendronte prej dy vitesh. "Ne keto kushte, me shume mundim kam arritur te gjej 13 milione leke te vjetra, te cilat ia kam dorezuar ne dore prokurorit te ceshtjes. Pas kesaj eshte bere e mundur dalja nga burgu i kunatit tim", mesohet te jete shprehur Lila. Pasi ka dale nga burgu ai i ka bere thirrje disa here qe t'i kthehej shuma e parave te paguara per llogari te tij. "Madje sa here qe une i dergoja fjale per te me paguar parate, pasi shumicen e tyre i kisha marre borxh, ai ngrinte pretendimin sikur une i kisha rrembyer djalin, ne kembim te vajzes", ka thene me tej 42-vjecari ne gjykate.
"U vetembrojta, por jo ta vrisja"
Para trupit gjykues Shefki Lila ka deklaruar se edhe naten e fundit te ngjarjes, Vladimir Lica i ka kerkuar parate qe ai kishte paguar per lirimin nga burgu. Por 50-vjecari kishte perseritur akuzen e meparshme, se djali 10-vjecar, F. L., ishte pasardhesi i tij e jo i Shefkiut. "Madje pas kesaj Lica eshte shfaqur me thike ne dore ne oborrin e banese time duke na kercenuar", ka thene 42-vjecari para gjykatesit. "Tentonte te afrohej dhe te godiste me thike, ndaj une qellova mbi te me nje gur, vetem per ta trembur dhe per ta larguar nga oborri. Por nuk e mendova, me nje gur te vogel ai u rrezua duke rene ne nje gur tjeter qe ishte ne rruge. Edhe pse u munduam t'i vinim ne ndihme, ai kishte vdekur", ka perfunduar rrefimin Lila.
Megjithese trupi gjykues e ka degjuar deri ne fund rrefimin e vrasesit te kunatit, ne fund ka vendosur qe ta leje ne burg pa afat deri kur te plotesohet dosja e tij per gjykim. Nderkohe qe pritet shqyrtimi i deklarimit per ryshfetin.
Aleksander Ndoja