E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish truproja: Angelina Jolie është psikopate

VENECIA- Ndërkohë që cifti mëse i famshëm Brad Pitt&Angelina Jolie, gjenden bashkë me fëmijët në Venecia, pasi aktorja po xhiron filmin e saj më të ri “The Tourist”, nga ana tjetër vazhdojnë thashethemet... Së fundmi ka dalë publikisht me një deklaratë jo fort të këndshme ish-truproja i familjes i quajtur Bill, i cili ka thënë se Angelina Jolie është një psikopate.
Ky nuk është rasti i parë që karakteri i cilësuar si i vështirë i aktores bukuroshe, bëhet qëndra e thashethemeve dhe vihet në dyshim nga e gjithë bota. “Ajo ka një personalitet publik dhe një tjetër privat. Për mendimin tim, Angelina e vërtetë është egocentrike dhe maniake e kontrollit. Nuk është aspak e durueshme.
S’i bën gjërat se është e mirë dhe sepse ndjek zemrën. është plotësisht psikopate, aq sa bërtet e bërtet, dhe më pas largohet”, ka thënë Bill. Ai madje ka shtuar se Angie sillet keq edhe me familjen, sidomos me Brad, të cilit i kërkon llogari dhe i bërtet vend e pa vend.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›