E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patriarku serb Irinej: Kosova, Jerusalemi ynë

BEOGRAD- Në mesazhin e tij me rastin e Pashkëve, Partiarku serb Irinej, tha se në Kosovë ka mungesë të paqes dhe lirisë.
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe I njohur për deklaratat e tij anti-Kosovë, më tutje tha se Kosova “është Jerusalemi ynë”, ku gjenden manastiret dhe kishat serbe.

Patriarku Irinej, në mesazhin e sotëm, theksoi se “ne lutemi për paqe dhe kthim te Kosova jonë, djepi ynë shpirtëror”.

Në shkurt të vitit 2008, Kosova ka shpallur pavarësinë e saj, e cila është pranuar nga 65 shtete, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara dhe pjesën më të madhe të vendeve të Bashkimit Evropian, por pavarësinë e saj nuk e pranon Serbia.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›