E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish udheheqesi i Al-Kaides i shqetesuar rreth Pranveres Arabe

Me 2 maj te vitit te kaluar komandot amerikane vrane terroristin me te kerkuar te botes. Vdekja e Osama bin Ladenit shenoi fundin e nje kerkimi te veshtire per udheheqesin e al-Kaides nga oficeret e zbulimit. Sic njofton korrespondenti yne Gary Thomas zyrtari me i larte i zbulimit amerikan thote se deri ne kohen qe u gjet bin Ladeni ishte i shqetesuar se levizja e tij xhihadiste me dhune po eklipsohej nga ngjarrje gjetke ne bote.

Ne nje interviste te rralle Drejtori i Zbulimit Kombetar James Clapper i tha Zerit te Amerikes se ne kohen kur u vra Osama bin Ladeni ishte i shqetesuar se levizja e tij al-Kaida kishte dale ne plan te dyte nga forcat e asaj qe njihet si Pranvera Arabe.

Protestuesit e Pranveres Arabe nuk ishin te nxitura nga jashte. Ata nuk ishin te organizuar si nje levizje xhihadiste. Ata kishin aspirata dhe motive te tjera. Prandaj mendoj se ekzistonte nje fare shqetesimi duke pasur parasysh edhe faktin se ai ishte i izoluar se Pranvera Arabe do te bente qe ai dhe levizja e tij te mos kishin rendesine e meparshme.

Pas nje dekade informacionesh false dhe rrugesh pa krye oficeret e zbulimit e gjeten Bin Ladenin ne nje kompleks te fortifikuar ne Abbottabad te Pakistanit jo shume larg akademise ushtarake elite te vendit. Ne nje operacion te koduar me emrin Sulmi Neptun komandot speciale amerikane SEALS kaluan fshehurazi nga Afganistani ne Pakistan me helicopter vershuan ne kompleks dhe vrane bin Ladenin ne nje sulm ne oret e para te mengjesit te 2 majit. Trupi i tij u varros ne det.

Nje koleksion i cmuar zbulimi ne formen e dokumentave ne leter dhe ne kompjuter u gjeten ne ate kompleks duke u dhene autoriteteve te zbulimit informacion te vlefshem rreth vete bin Ladenit dhe al-Kaides. Zoti Clapper thote se zyrtaret u habiten disi me izolimin e bin Ladenit.

Ai kryesonte ceremonite e betimit per anetare te rinj ai ishte personalisht shume i angazhuar. Dhe e gjithe kjo veprimtari u nderpre. Dhe per nje fare kohe une besoj se vlera e tij rendesia e tij ishin identiteti dhe ideologjia qe ai perfaqesonte. Deri ne momentin e fundit bin Ladeni jepte udhezime disa ishin filozofike disa operacionale frymezuese e disa ishin thjeshte disiluzion.

Zoti Clapper thote se bin Ladeni nuk kishte hequr dore nga organizimi i komploteve te reja pas sulmeve shkaterrimtare te 11 shtatarit 2001. Por analistet thone se Berthama e al-Kaides sic e quajne zyrtaret e zbulimit grupin original me seli ne Pakistan e ka humbur rendesine. Profesori Audrey Kurth Cronin ekspert i terrorizmit ne Universitetin George Mason thote se nga sulmet e al-Kaides jane vrare me shume myslimane se sa jo-myslimane nje goditje e rende per nje grup qe kerkon mbeshtetje ne boten islamike.

Operacioni per vrasjen e bin Ladenit pati nje ndikim te madh tek al-Kaida por ne se shikojme levizjen nga ana strategjike al-Qaida kishte filluar ta humbiste rendesine disa vite para vrasjes se bin Ladenit.

Shefi i zbulimit amerikan Clapper thote se Berthama e al-Kaides nuk perben me te njejtin rrezik si me pare sepse zevendesuesit e bin Ladenit jane vene ne shenjester. Megjithate ai shton se Perendimi duhet te jete vigjilent. Ai thote se grupi eshte shnderruar tashme ne celula te vogla dhe shumica e tyre nuk duket se perbejne ndonje kercenim te drejtperdrejte per Perendimin.

Al-Kaida ka krijuar dege te saj dhe me nje perjashtim ato jane te lokale dhe nuk perqendrohen ne sulme kunder territorit te Shteteve te Bashkuara. Perjashtim vazhdon te beje Al-Kaida ne Gadishullin Arabik te cilen une e shikoj si me te rrezikshmen dhe me kercenuesen per Evropen dhe Shtetet e Bashkuara.

Zoti Clapper thekson gjithashtu se ne qarqet e zbulimit ekziston gjithashtu shqetesimi se levizjet Pranvera Arabe pro demokracise ne vende si Siria mund te rrembehen nga ekstremistet.

Drejtori i Zbulimit Amerikan ia atribuon mungesen e ndonje sulmi terrorist ne Shtetet e Bashkuara qe prej 11 shtatorit 2001 permiresimit te madh te bashkepunimit mes agjencive te zbulimit qe perbejne komunitetin e zbulimit ne Shtetet e Bashkuara por ai shton se kurre nuk refuzon pak fat e madje edhe nje fare fati mund te kete kontribuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›