E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harper: Kanadaja mund të mësojë nga shqiptarët

“Kemi shumë për të mësuar nga shembulli i tyre”, kështu është shprehur kryeministri i Kanadasë, Stephen Harper, në fjalën e tij mbajtur në një ceremoni përkujtimore të Holokaustit.

“Pas pushtimit nazist në vitin 1943, shqiptarët refuzuan të japin listën e hebrenjve që hynë në kufirin e tyre. Ata u dhanë hebrenjve dokumente false, në mënyrë që t’i ndihmonin për t’iu shmangur zbulimit. Ky vend nuk mbrojti vetëm qytetarët e vet hebrenj; ata mirëpritën një numër të madh refugjatësh hebrenj që erdhën nga vendet fqinje. Rezultati ishte, se thuajse të gjithë ata u shpëtuan”, është shprehur Harper.

Kryeministri kanadez më tej ka vënë theksin te “Besa” e shqiptarëve, duke thënë se ajo është kodi etik më i lartë në Shqipëri. “Cila është arsye për këtë shembull madhështor? Është besa, kodi i nderit, kodi më i lartë etik në Shqipëri. Besa germë për germë do të thotë ‘të mbash premtimin’”, ka nënvizuar Harper.

Ceremonia e ditës përkujtimore ndaj Holokaustit u mbajt në Muzeun e Luftës në Otava, ku u prezantuar dhe një ekspozitë kushtuar shqiptarëve, të cilët shpëtuan hebrenjtë gjatë pushtimit nazist.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›