Obama bën shaka në llogari të Romneyt

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka bërë shaka në llogari të rivalit të tij në zgjedhje Mitt Romney, në drekën tradicionale për korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë në Washington.
Obama iu tha gazetarëve dhe personaliteteve tjera të njohura se “secili parashikon zgjedhje të egra”, por, “fatmirësisht jemi pajtuar që familjet të mos preken”.
“Nuk do të sulmojë asnjë kandidat republikan. Ai dhe unë kemi shumë gjëra të përbashkëta. Ne të dy mendojmë për idetë tona si dy partnerë më inteligjentë dhe sondazhet tregojnë në një masë tejet të madhe se populli amerikan pajtohet me këtë”, ka thënë Obama, duke shtuar edhe më tej deklaratat e tij ironizuese ndaj kandidatit republikan, Mitt Romney.
“Ne të dy kemi diploma nga Harvardi. Unë e kam një. Ai i ka dy. Çfarë snobi”, është mahitur Obama në drekën për gazetarë.