E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fidel Castro: Obama mund të përgjakë Venezuelën

Ish-presidenti i Kubës, Fidel Castro, arriti në përfundimin se Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez është një hero, ndërsa denoncon “armikun” i cili po përpiqet të rrëzojë qeverinë e tij.

Sipas Castros, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, është iniciator i sulmeve dhe goditjeve për të rrëzuar Chavezin.

“Një gabim i Obamës në këto rrethana mund të hapë shtegun jeshile për të shpërthyer një lumë gjaku në Venezuelë”, theksoi Castro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›