Ish ushtaraket Mehdi PogaciSa perfitohet nga pensionet suplementare
Presidenti i Shoqates se Ushtarakeve ne Rezerve Mehdi Pogaci zberthen vendimin e qeverise te disa diteve me pare per pensionet suplementare te ushtarakeve forcave te policise gardes etj. duke shpjeguar me hollesi perfitimet e kesaj kategorie si dhe pakenaqesite ne lidhje me te. Ushtaraket shprehen te pakenaqur ndaj vendimit duke theksuar se ne te nuk eshte pasqyruar fare vendimi i disa muajve me pare i Gjykates Kushtetuese. Sipas tyre vendimi duhej te ishte miratuar disa muaj me pare ndersa shtrirja e efekteve financiare qe prej dates 15.05.2009 kur ka hyre ne fuqi edhe ligji nr. 10142 per pensionet suplementare te ushtarakeve cilesohet si nje detyrim qe qeveria kishte ndaj ushtarakeve.
Z.Pogaci qeveria sapo ka miratuar vendimin per pensionet suplementare te ushtarakeve policeve etj duke permbushur keshtu nje detyrim te dhene nga Gjykata Kushtetuese pas vendimit per rrezimin e disa neneve te ketij ligji. Si perkthehet ky vendim per sa i perket perfitimeve te ushtarakeve si dhe kategorive te tjera qe jane pjese e tij
Qeveria ka miratuar nje vendim jo duke permbushur nje detyrim te Gjykates Kushtetuese por duke bere ate gje te cilen duhet ta kishte bere nje vit e gjysme me pare ne castin qe ligji nr. 10142 date 15.5.2009 Per Sigurimin Shoqeror suplementar te Ushtarakeve te Forcave te Armatosura Punonjesve te Policise se Shtetit te Gardes se Republikes SHISH-it Policise se Burgjeve te Mbrojtjes nga zjarri dhe te Shpetimit e te Punonjesve te SHKB-se hyri ne fuqi. Ajo heshti gjate gjithe kesaj kohe duke i lene nje numer te konsiderueshem ushtarakesh punonjes policie punonjes te Sherbimit Informativ dhe punonjes te te gjitha atyre kategorive qe perfshihen ne ligj pa pensione suplementare.
Gjithsesi duke analizuar formen qe vendimi eshte miratuar a i ploteson ai pritshmerite tuaja financiare
Vendimi i Qeverise nuk i ploteson pritshmerite tona pasi nga ai draft qe eshte botuar ne shtypin e perditshem gjate ketyre dy diteve te fundit nuk ka asnje reflektim nga vendimi nr. 33 i Gjykates Kushtetuese. Natyrisht qe nga ligji dhe nga VKM-ja eshte pozitive se perfitojne pension suplementar te gjithe ata ushtarake te cilet kane dale ne pension pleqerie para vitit 1991 perfitojne rillogaritje te pensionit te pleqerise dhe per pasoje te atij suplementar ushtaraket e dale ne lirim apo pension ne periudhen 1992-98 si dhe perfitojne pension te parakohshem te kufizuar te gjithe ata ushtarake qe e kane fituar kete te drejte nga data 27 maj i vitit 2009.
Pikerisht ketu tek masa e pensioneve te parakohshme eshte mungesa kryesore e reflektimit te vendimit te Gjykates Kushtetuese. Ligji ne fjale e ka kufizuar pensionin e parakohshem ne dy ose tre pensione baze duke lene keshtu ate mase pensioni te parakohshem qe ushtaraket marrin prej kohesh dhe duke mos njohur keshtu vendimin e Gjykates Kushtetuese e cila duke e shpallur piken 2 te nenit 14 te ligjit nr.10142 per pensionet suplementare te ushtarakeve forcave te policise se shtetit gardes etj. si te papajtueshem me kushtetuten e heq kete kufizim.
Cilat jane permiresimet thelbesore ne kete vendim rahasuar me formen e meparshme qe ishte ligji
Ky eshte nje vendim qeverie thjesht ne zberthim te ligjit nr.10142 dhe nuk ka asnje ndryshim pasi nuk reflekton ndryshimet e Gjykates Kushtetuese.
Qeveria thekson ne relacionin qe shoqeron vendimin se ai do ti shtrije efektet financiare qe prej momentit te hyrjes ne fuqi te ligjit nr. 10142 dt.15.05.2009 Per Sigurimin Shoqeror suplementar te Ushtarakeve te Forcave te Armatosura Punonjesve te Policise se Shtetit te Gardes se Republikes SHISH-it Policise se Burgjeve te Mbrojtjes nga zjarri dhe te Shpetimit e te Punonjesve te SHKB-se. Duket se ketu merrni nje pergjigje per kerkesat e perseritura te ushtarakeve per miratimin sa me shpejt te tij apo jo
Natyrisht sepse dhe kjo VKM e kishte kohen te miratohej qe ne momentin kur ligji ne fjale hyri ne fuqi pavaresisht nga kerkesa jone drejtuar Gjykates Kushtetuese. Prandaj ne kemi kerkuar disa here qe te dilte nje vendim pasi mjaft ushtarake dhe punonjes te tjere te kategorive te perfshira ne ligj kane nje vit e gjysme pa pensione te parakohshme dhe familjet e tyre ishin ne veshtiresi ekonomike. Por i miratuar tani ky vendim tre muaj pas vendimit te Gjykates Kushtetuese duhej detyrimisht ti pasqyronte ndryshimet sepse do te duhet qe te dale edhe nje vendim tjeter per ti reflektuar ato.
Mund te na jepni disa shembuj te perfitimit per disa kategori duke iu referuar vendimit te qeverise kur te percaktoni edhe shumen qe ata perfitojne
Ne qofte se do te flasim per pensionin suplementar te ushtarakeve te dale ne pension para vitit 1991 sqaroj se sipas ligjit pensioni suplementar do te jete i barabarte me 1 per qind te pages mesatare referuese per cdo vit vjetersi sherbimi por jo me i madh se 50 per qind e mases se pensionit te pleqerise qe ushtaraku merr. Ndersa per ushtaraket e dale ne lirim e pension ne vitet 1992-98 ligji parashikon qe atyre tu paguhen kontributet e papaguara ne ate periudhe tu njihet kjo periudhe si periudhe vjetersie ne pune dhe me pas tu rillogaritet pensioni i pleqerise. Mbi bazen e pages mesatare referuese pensioni suplementar edhe i kesaj kategorie do te llogaritet ne menyre te njejte me kategorine e atyre qe kane dale ne pension para vitit 1992.
Ju shpreheni se jeni i pakenaqur nga vendimi i qeverise do te vijoni ta ndiqni perseri kete ceshtje duke e riderguar ate ne Gjykaten Kushtetuese apo edhe ne forma te tjere
Ne nuk jemi te kenaqur me vendimin e Qeverise pasi ajo ende nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykates Kushtetuese dhe ne nuk kemi pse ti drejtohemi perseri kesaj te fundit. Ne ende nuk dime se cfare qendrimi te metejshem do te mbaje Qeveria per zbatimin e vendimit te dyte pasi vendimi pare nr.9 eshte i vitit 2007 te kesaj gjykate. Per veprimet e metejshme ne do te keshillohemi me organet drejtuese te shoqates me anetaresine e saj me perfaqesues te kategorive qe perfshihen ne kete ligj dhe do te vendosim se si do te veprojme.
Qeveria ka miratuar nje jave me pare VKM-ne per pensionet suplementare te ish-ushtarakeve. Ky vendim i hap rruge rillogaritjes se pensioneve te te gjithe ish-ushtarakeve shqiptare pasi Gjykata Kushtetuese rrezoi ligjin e meparshem te qeverise. Nderkohe burime te kryeministrise pohuan se vendimi eshte miratuar por ne te duhet te behen disa ndryshime. Ai ka kaluar ne parim por ka edhe disa rregullime per tu bere. Keto rregullime do te kryhen nga specialistet tane ne ditet ne vijim. Me pas do te nise edhe shperndarja e parave- thane burimet e kryeministrise.
Keto burime shpjeguan se VKM eshte bere ne baze te vendimit nr.33 te Gjykates Kushtetuese dhe percakton menyren e zbatimit te ligjit nr. 10142 me dy ndryshimet e pesuara nga vendimi i Gjykates. Permes ketij vendimi ushtaraket punonjesit e policise se shtetit te Gardes se Republikes etj duhet te fillojne te trajtohen me pensione te parakohshme me pensione te plota te rillogaritura per ata qe kane dale ne pension ne periudhen 1992-1998 dhe qe nuk u jane paguar kontributet si dhe me pensione suplementare per te gjithe ushtaraket e dale ne pension te plote pleqerie para dhe pas vitit 1991.
Pensionet e pleqerise te rillogaritura duhet te arrijne ne nivelin mesatar dhe ate maksimal sipas mases se pages qe ushtaraket kane pasur te konvertuar ne nivelet e pas vitit 1999. Pensioni suplementar duhet te rritet ne masen nje per qind ne vit vjetersi sherbimi te pages mesatare por jo me shume se 50 te mases se pensionit te pleqerise ndersa pensioni i parakohshem do te jete 50 te pages mesatare te ushtarakut policitetj per 15 vjet vjetersi sherbimi plus dy per qind per cdo vit tjeter vjetersi sherbimi duke hequr keshtu tavanin e percaktuar ne ligj para vendimit te Gjykates Kushtetuese jo me shume se dy apo tre pensione baze.