Justifikimi i amoralitetit
Kryeministri Sali Berisha ne nje prononcim per mediat ne lidhje me konfliktin ne LSI tha midis te tjerave se koalicioni ne pushtet eshte edhe me i forte Duke iu pergjigjur interesit te gazetareve pikerisht per ngjarjet e fundit ne partine qe ai drejton edhe zv.kryeministri Ilir Meta tha pak a shume se LSI eshte me e hapur me e bashkuar dhe me e paster se asnjehere tjeter. Lexuesi i vemendshem mund te konstatoje menjehere dy gjera. E para ngjashmerine e ketyre dy frazave a thenieve me njera-tjetren dhe e dyta cka eshte vertet e trishtueshme ngjashmerine e ketyre denglave politike me ato qe formuloheshin dikur edhe ne komunizem. Sapo qe kalonte nje ngjarje e rende denohej ndonje grup armiqesor apo kishte problem te dukshem ne ekonomi udheheqesit e atehershem te PPSH-se deklaronin se vendi kishte dale nga kjo ngjarje edhe me i forte edhe me i vendosur per te ndjekur ate dhe kete rruge e keshtu me tej.
Tani le te shohim me nga afer cfare ka ndodhur dhe a ka gjasa qe koalicioni te kete dale nga kjo ngjarje me i forte po ashtu LSI-ja me e hapur me e bashkuar etj. Per arsye qe jane bere pak a shume te qarta per publikun LSI shkarkoi nje nga ministrat e vet ne qeverine Berisha Dritan Priftin pikerisht ate qe i pari kishte vrapuar ne koalicionin e cuditshem PD-LSI vetem disa dite pas perfundimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Shkarkimi i ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes u shoqerua me nje sere deklaratash thenie e kunderthenie shpeshhere pothuaj te pakontrolluara nje gje e zakonshme tashme per politiken shqiptare. LSI trumbetoi me te madhe se ish-ministri i Ekonomise ka kerkuar te realizoje nje puc parlamentar. Prifti eshte takuar me Edi Ramen dhe i ka sjelle zevendeskryeministrit oferten per te rrezuar qeverine Berisha Pati madje edhe disa dalje publike te drejtuesve te LSI-se qe u perpoqen te cekin perfshirjen e kolegut te tyre ne afera apo me thjesht ne ndonje biznes e fabrike tullash. Ka qene L. Rama qe ka deklaruar se Prifti nuk mund te luaje me votat e LSI-se ashtu si ka bere me fabriken e tullave. Inspektorati i Deklarimit te Pasurive duhet te verifikoje pasurine e Priftit dhe 1.8 milione eurot e perfituara nga shitja e fabrikes - ka shtuar eksponenti i LSI-se. Ne nje moment tjeter Ilir Meta eshte shprehur se ne LSI nuk do te kete vend per ata qe do te kene pune me drejtesine packa se ai nuk permendte emrin e Dritan Priftit. Po keshtu nuk ia pertoi edhe ish-Ministri Prifti te premtonte se do te tregonte per pasurine dhe bizneset e kryetarit te partise zotit Ilir Meta dhe keshtu fjale pas fjale e deklarate pas deklarate punet shkuan thike me thike. A mund te thuhet pasketaj se nuk ka ndodhur asgje dhe se koalicioni del me i forte e LSI me e paster
Se pari ish-ministri u shkarkua midis te tjerave edhe pas nje fushate te gjate te opozites ne lidhje me aferat ne energjetike. Se dyti tashme jo opozita por partia e tij e akuzon me e pakta le te nenkuptohet se eshte i perfshire ne afera. Se treti ai vete hedh shigjeta mbi pasurite e kryetarit te partise aktualisht zv.kryeminister sikunder edhe mbi policine e shtetit akuza per kontrabanden e naftes. Ishte deputeti socialist Pirro Lutaj qe tha pas disa ditesh se ministri Lulzim Basha nuk duhet te fshihet pas zedhenesve per nje akuze te ngritur nga nje ish-anetar i kabinetit. Ne te gjitha gjuhet e mundshme nje situate e tille nuk mund te quhet e favorshme e tille qe koalicioni del me i forte dhe aksh parti me e paster dhe me e bashkuar. Ne vende te tjera ngjarje te tilla sjellin pasoja te renda per pushtetin dhe shpesh cojne ne doreheqje te tjera dhe ne rikompozime kabinetesh. Vetem te ne ndodh qe shkarkimet te shoqeruara me debate te ashpra dhe akuza te ndersjella nuk dobesojne askend nuk trazojne asgje. Perkundrazi gjendja ne qeveri dhe ne parti behet edhe me e shendoshe. Nje klishe e tille e huazuar apo e trasheguar nga koherat e vjetra percjell disa mesime. Nje prej ketyre mesimeve eshte nevoja per te kerkuar edhe me me kembengulje debimin e hijeve te se shkuares dhe ndarjen perfundimtare me te. Nje tjeter mesim qe vjen nga perdorimi i ketyre klisheve eshte mjerimi taktik me fjale te tjera fshehja e frikes per te ardhmen. Dendur klishete perdoren per te karrikuar militantet mirepo ja qe shpeshhere qellimi mberrihet. Dhe vjen nje cast kur te gjitha harrohen amoraliteti politik justifikohet.
Shfaqje te tilla jepen dendur ne skenat e politikes shqiptare kjo ndodh ne te gjitha krahet dhe eshte pjese e zhvillimit te vonuar ne kete fushe gjithaq edhe e konceptimit te karrieres vetem si mundesi per perftime ekonomike. Ne analize te fundit e gjithe kjo eshte shprehje e politikes se vjeter dhe si cdo gje tjeter e vjeter bie ere. Ne se nuk ndihet per momentin nuk do te thote se skena nuk eshte qelbur apo nuk pritet te qelbet neser. Kjo nenkupton qe edhe pastrimi e ajrosja mund te jene me te veshtira. Ne mos te pamundura edhe per ca kohe.