E Shtunë, 31 Tetor 2026

MTKRS, plan per te larguar Duken

Nese ndokush mund te kishte menduar nje frenim te Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve perballe kercenimit real te mberritur pardje ne zyrat e kesaj te fundit nga FIFA e UEFA, ka menduar gabim. Te pakten kete pershtypje te jep deklarata e numrit 2 te kabinetit te ministrit Pango, Ekrem Spahia, qe, sikurse dy dite me pare, ka ruajtur te njejtin qendrim, madje ka shkuar me tej, duke sfiduar haptazi dy organizmat me te medhenj te futbollit: "Askush nuk del dot mbi ligjet shqiptare".
Ne nje prononcim dje paradite ne mediat vizive, zv/ministri i MTKRS, Ekrem Spahia, i ka rene gongut per nisjen e nje raundi tjeter ne dyluftimin konfliktual mes FSHF-se dhe qeverise. Qendrimi i tij nuk kishte aspak ne pozicion mbrojtes, madje, Spahia ka treguar aftesi te mira sulmuese, teksa ka kerkuar te dribloje me lehtesi (edhe pse realisht nuk eshte keshtu) FIFA-n dhe UEFA-n, duke kembengulur se auditivi ne FSHF do te kryhet, pavaresisht asaj qe mendojne zyrtaret e dy institucioneve. "Kercenimi i FIFA-s dhe UEFA-s? Mund t'ju them se mbi ligjet shqiptare nuk del dot askush. Auditimi ne FSHF do te behet sipas ligjeve shqiptare dhe, nese federata nuk do te kryeje detyren sipas ligjit, do te pergjigjet deri me nje para ligjit", nje fjali kuptimplote, ku fjala ligj perseritet 4 here.
Por nuk perfundon me kaq. Edhe pse nga njera ane zv/ministri duket "thunderforte" ne qendrimin e tij, ai nuk e mban te fshehte faktin se ministria e linjes ka ndermend te ndjeke rrugen statuore per te fituar perballjen me presidentin Duka. "Jane mbledhur 36 firma klubesh, anetare te asamblese, qe kerkojne asamble te jashtezakonshme, shton Spahia. Kjo eshte nje tjeter rruge qe do te ndjekim, sepse ashtu sic edhe e parashikon statuti, nese mblidhen 50+1% e firmave, i hapet rruge zhvillimit te asamblese se jashtezakonshme". Me sa duket Spahia i referohet statutit te fundit te firmosur nga nje minister, sepse i riu pret prej disa muajsh ne sirtarin e ministrit Pango.
Ne federate vetem nenqeshje
Te pyetur ne lidhje me prononcimet e fundit te bera nga zv/ministri Spahia, ne federate, zyrtarisht, askush nuk ka deshire te pergjigjet, ndersa larg diktofonit jane romuzet e tipit "po i bejne gropen vetes" ato qe zene vend. FSHF-ja nuk ka dashur t'i komentoje deklaratat e Spahise, duke preferuar qe te qendroje menjane, tani per tani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›