E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish ushtarakët, nis studimi për ligjin e ri

18/05/2010 Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese hapet debati mbi zgjidhjen e pensioneve

Pensionet e ish-ushtarakëve do të kthehen sërish në qendër të vëmendjes së ekspertëve të qeverisë dhe shoqatave të palëve të interesuara. Kufiri maksimal i përfitimit si dhe baza e llogaritjes së skemës kanë mbetur sërish të pa zgjidhur. Për këtë Gjykata Kushtetuese ka kërkuar prej qeverisë miratimin e një ligji të ri ose rishikimin e pjesshëm të tij.

Megjithatë, deri në zbardhjen e plotë të vendimit si dhe në rishikimin e draftit pritet që për ushtarakët të kalojë edhe rreth një vit tjetër. Ndërkohë përfaqësues të ish-ushtarakëve kanë theksuar se do të kërkojnë zbatimin e ligjit të parë, i cili cilësohet në përputhje me statusin e ushtarakut. Ndërsa në rast se kjo nuk realizohet, ekspertët shprehen se do të jetë gjykata që do të japë vendimet konkrete sipas ankesës së secilit prej individëve që do të bëjë aplikimin. Ndërsa në këtë formë ish-ushtarakët do të kërkojnë përfitimin maksimal.

Ushtarakët kanë këmbëngulur në kthimin e viteve të vjetërsisë në shërbim për efekt të përllogaritjes së përfitimeve. Sipas pikës 3 të nenit 3 të ligjit të ri, viti i shërbimit njihet vetëm kur është i plotë. Ndërsa sipas nenit 5, germa “a” të ligjit të mëparshëm, në çdo rast periudha 6 muaj e 1 ditë quhet vit i plotë. Gjithashtu baza mbi të cilën llogaritet pensioni cilësohet i papranueshëm. Madje, kjo mbetet si pikë kyçe në debatin që zgjat prej 4 vjetësh. Në ligjin e ri, që është rrëzuar prej Kushtetueses, është ulur masa e pagës referuese, e cila është bazë për llogaritjen e përfitimeve nga ligji. Sipas nenit 4 të ligjit të ri, paga referuese llogaritet si mesatare e pagave referuese, sipas viteve të qëndrimit në atë gradë apo funksion. Ndërsa sipas nenit 5, germa “b” të ligjit të mëparshëm, paga referuese është paga bazë mujore së bashku me shtesat me karakter të përhershëm që përfitonte punonjësi në kohën e ndërprerjes së karrierës, por jo më e vogël se paga që ka përfituar në muajin e fundit kalendarik të shërbimit.

Ndërkohë një tjetër përplasje mbetet ulja e kohës maksimale të trajtimit me pagesë kalimtare. Sipas pikës 3 të nenit 12 të ligjit, ajo është bërë deri në 24 muaj (dy vjet), ndërsa sipas nenit 6 të ligjit të mëparshëm koha maksimale e trajtimit me pagesë kalimtare ishte deri në tre vjet.

Ankesat

Paga e referencës

Është ulur masa e përfitimit të pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi. Sipas pikës 1 të nenit 14 të ligjit të ri, pensioni i parakohshëm për personat që plotësojnë kushtet e përfitimit është 50 % e pagës mesatare referuese mujore. Ndërsa sipas nenit 12 të ligjit të mëparshëm ajo ishte 50 % e pagës referuese, pra paga plus shtesa

Policia

Rillogaritja e pensioneve të parakohshme për vjetërsi shërbimi dhe pensionet suplementare “Për sigurimin shoqëror suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit”. Kjo dispozitë u mohon në mënyrë të hapur të drejtat e njohura dhe të përfituara nga ligji i mëparshëm apo nga vendimet e gjykatave

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›