Dokle, “Zot” i 3 bandave të drogës
18/05/2010 Prokuroria: Kanë bashkëpunuar me njëra-tjetrën. Një ndërmjetës ia mbante lidhjet
Trafiku i 40 kg heroinë në dy episode me korrierë. Në kërkim kosovari me inicialet I. K
TIRANE- Gjashtë personat që u arrestuan në operacionin “Ura”, mësohet të kenë bashkëpunuar edhe me një grup tjetër kriminal me qendër veprimi në qytetin e Librazhdit. Përgjimet dhe filmimet e administruara në dosjen voluminoze kanë treguar se grupi i drejtuar nga i paraburgosuri Indrit Dokle ka shkëmbyer sasi të ndryshme lëndësh narkotike të llojit heroinë, me disa persona që më 10 maj të vitit 2009 u arrestuan nga Prokuroria me akuzën e trafikut të 8 kg lëndësh narkotike të llojit heroinë. Pjesë e këtij rrjeti, sipas Prokurorisë, janë shtetasit Enver Gjura, 66 vjeç, djali i tij Oltion Gjura, 22 vjeç, nipi Ermal Gjura, 20 vjeç, si dhe një oficer i flotës detare, i cili ka shërbyer si korrier i grupit të Librazhdit që u shkatërrua gjatë operacionit të koduar “Oktapodi”. Lidhjet mes këtyre dy grupeve kanë dalë gjatë hetimeve disa mujore, ku nga informacionet e mara është konstatuar se “Banda Nr.2” e Durrësit kishte bashkëpunim periodik me grupin e Librazhdit të drejtuar nga biznesmeni i këtij qyteti Enver Gjura. Në bazë të këtyre hetimeve, në muajin dhjetor 2009 Prokuroria për Krime të Rënda ka arrestuar korrierin e grupit të Librazhdit, oficerin e Flotiljes Detare të Veriut Feliks Rusto. Sipas akuzës, ky i fundit se ka transportuar heroinën që dyshohet se e merrte nga anëtarët e grupit të drejtuar nga Indrit Dokle dhe e çonte atë në Librazhd, ku pasi përpunohej në një minilaborator droga dërgohej në drejtim të Greqisë. Dyshohet se Rusto, duke shfrytëzuar uniformën e tij ushtarake, ka transportuar drogë edhe anasjelltas. Lidhur me këtë grup, pritet që shumë shpejt të përfundojnë hetimet dhe çështja në ngarkim të katër të arrestuarve të dërgohen për gjykim. Prokuroria tha se në mes të këtyre dy grupeve është një person, i cili ka shërbyer si ndërlidhës. Aktualisht ai është identifikuar nga organet e drejtësisë, por në fakt deri tani ndërlidhësi nuk ka rënë në prangat e uniformave blu. Dy grupet në shumicën e rasteve përdornin korrierët, me qëllim transportimin e drogës në destinacionin e kërkuar. Ndërkohë që për sa i përket trafikimit të rreth 40 kg heroinë nga Shqipëria në Itali dhe arrestimin e 6 personave gjatë operacionit “Ura”, specialistët nënvizuan se lënda narkotike është dërguar në dy episode me nga 20 kg heroinë. Për të dyja rastet, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka siguruar provat e mjaftueshme si përgjime dhe filmime me qëllim faktimin e aktivitetit kriminal të të arrestuarve.
Implikimi në grupin I
Indrit Dokle është një nga 17 të pandehurit e Bandës së Durrësit. Ai akuzohet për një sërë vrasjes, si dhe disa tentativa. Pas vdekjes së Klodian Saliut, Dokle ka marrë frerët e bandës së shpërbërë, duke u kthyer në hasmin kryesor të kapo bandës Lulzim Berisha.
Implikimi në grupin II
Megjithëse i izoluar në qelitë e burgut 313, Dokle ka sfiduar policinë, ku prej aty drejtonte një rrjet prej 5 anëtarësh, të cilët kryenin trafikimin e heroinës në Itali. Mësohet se në grup është dhe një kosovar me inicialet I. K. aktualisht i shpallur në kërkim.
Implikimi në grupin III
Pak kush do ta mendonte që grupi i drejtuar nga Indrit Dokle, do të kishte lidhje edhe me një bandë tjetër trafiku, që vepronte në qytetin e Librazhdit. Dy grupet bashkëpunonin periodikisht me njëra-tjetrën, duke shkëmbyer drogë në kohë të ndryshme.