E Shtunë, 31 Tetor 2026

Radcliffe dëshiron karrierë prej aktori!

Bukuroshi britanik – i cili fitoj famë nga karakteri i tij në seritë e filmave të Harry Potter – ka thënë se ai dëshiron që nga “ylli” të bëhet “aktor”.

“Është bizare. Shumica e aktorëve dëshirojnë që të jenë yje”, ka thënë Radcliffe për revistën britanike “Radio Times”.

“Edhe unë jam një yll nga Harry Potter. Por më pëlqen që të jem më shumë aktor. Me pëlqejnë audicionet. Mirëpo, të jem më i ndershëm, më pëlqen edhe karriera për momentin. Nëse kam bërë dy muaj xhirime me Potter kam qenë i lumtur. Edhe nëse ka pasur gjashtë vjet, prapë kam qenë i lumtur”.

“Në të vërtetë besoj nëse nuk bëhem aktor nuk do të mund të vazhdoj me mënyra tjera te të jetuarit – nuk kam asnjë dyshim për vetveten. Do të jem në këtë profesion edhe për një kohë të gjatë”, ka shtuar ai.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›