E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ detyron komisioneret qe te dorehiqen

TIRAN - Opozita dorezoi dje ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve listen me emrat e komisionereve te saj per Komisionet Zonale te Administrimit Zgjedhor. Ne baze te Kodit Zgjedhor subjektet politike duhet te paraqisnin prane KQZ-se emrat per anetare te KZAZ-ve me date 24 janar te ketij viti por opozita e kushtezoi pjesemarrjen duke i paraqitur mazhorances disa kerkesa.


Pas refuzimit te PS-se dhe te PBDNJ-se per te dorezuar emrat e komisionereve KQZ i plotesoi nje pjese te vendeve te mbetura bosh me komisionere dhe sekretare te pavarur per te mundesuar vendimmarrjen ne KZAZ. Tashme qe opozita dorezoi emrat e ka detyruar kreun e KQZ-se Arben Ristani qe te gjeje disa zgjidhje ligjore per ceshtjen. Burime te KQZ-se pohuan se opsioni i pare eshte qe te diskutoje nje nga nje me anetaret zevendesues dhe ti binde qe te japin doreheqjen.


Ne rast se ata nuk do te pranojne atehere KQZ do te duhet te luaje karten e dyte paaftesine profesionale te te zgjedhurve. Ne kete rast do te konsiderohet se komisioneret zevendesues nuk kaluan testimet e organizuara nga KQZ-ja. Opsioni i fundit eshte gjykata. Komisioneret zevendesues jane punesuar me kohe te pjesshme dhe KQZ mund ti drejtohet gjykates per te prishur kontratat me ta. Kjo do te kete nje kosto shtese ne faturen e pergjithshme te zgjedhjeve.

Nje tjeter problem eshte edhe mungesa e tre anetareve te opozites te cilet prej disa javesh nuk paraqiten ne mbledhjet e KQZ-se. Teksa per Artan Lazaj dhe Pandeli Varfri mund te gjendet nje zgjidhje per nenkryetaren Deshira Subashi situata eshte edhe me e komplikuar. Kreu i KQZ-se Arben Ristani i ka derguar nje leter Kuvendit ku e ve ne dijeni per daljen ne pension te nenkryetares Subashi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›