E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLSH kontroll shpenzimeve te qeverise per festa

TIRAN- I ka mjaftuar nje ore raportim para Komisionit te Ekonomise per te nxjerre ne pah nje mori problematikash qe hasen sot ne qeveri dhe administraten e larte shteterore. Bashke me demin total prej rreth 1.6 miliarde lekesh te kapur nga Kontrolli i Larte i Shtetit gjate kontrolleve te kryera ne vitin 2010 Kryetari Robert eku ka denoncuar publikisht edhe nje sere procedurash te aplikuara rendom nga ekzekutivi te cilat fillojne nga shpenzimet per festat qeveritare e deri tek abuzimet me investimet publike.



Festat
Ne lidhje me festat KLSH pritet te ndermarre se fundmi nje kontroll te pergjithshem ne institucionet e qeverisjes qendrore me qellim verifikimin e shpenzimeve qe jane bere. I pyetur nga deputetet ne Komision nese KLSH ka ndermend te ndermarre nje kontroll per shpenzimet e kesaj natyre nga ekzekutivi eku tha se ai pritet te filloje se shpejti. Kam firmosur dicka te tille - tha ai.

Pergjate viteve te fundit kemi qene deshmitare te festave-miting shume ngjyreshe te organizuara nga qeveria duke filluar nga ajo e 8 dhjetorit e emertuar si dita e rinise e cila me pas u shpall feste kombetare festa e 1 majit ajo per liberalizimin e vizave festa per hyrjen ne NATO ajo e 20 shkurtit te ketij viti per rrezimin e bustit te diktatorit Hoxha etj. Krahas ketyre nje tjeter e ngjashme organizohet edhe sot me rastin e 22 marsit dita kur Partia Demokratike ka ardhur per here te pare ne pushtet ne vitin 1992.

Thuajse ne te gjitha festat e mesiperme te organizuara nga qeveria kemi pare postera super te medhenj fishekzjarre shumengjyresh transporti te pjesemarresve me mjete te posacme udhetimi nga rrethet per ne Tirane etj. sherbime te cilat kushtojne jo pak. KLSH pritet te ndermarre nje hetim te te gjithe ketyre shpenzimeve duke marre parasysh qe kemi te bejme me organizime te sponsorizuara me fonde publike. Krahas kesaj objekt hetimi do te jene parate e harxhuara per financimin e spoteve televizive apo reklamave ne shtypin e shkruar.


Investimet
Copezimi i investimeve kryesisht te atyre ne rruge me ane te ndarjes ne lote eshte nje nder problemet kryesore te ngritura nga KLSH ne lidhje shpenzimet nga buxheti i shtetit. Per te perfunduar sa me shpejt investimin Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve apo edhe Drejtorite Rajonale bejne ndarjen e tyre ne lote ku ne nje pjese te madhe te rasteve u jepen kompanive te ndryshme.

Perkunder perfundimit brenda afateve te investimit ne rastet kur teperohet me aplikimin e kesaj praktike ajo behet shkak edhe per abuzime te renda me fondet publike. Ne lidhje me kete foli edhe kreu i KLSH-se para deputeteve duke theksuar se eshte nje nga formatet e hasura ne abuzimin me fondet. Copezimi i investimeve eshte nje nga menyrat per te vjedhur fondet publike - tha ai.

Prokurimet publike kane qene nje nder sektoret me problematike te administrates se larte shteterore gjate vitit 2010. Ne kontrollet e organizuara gjate kesaj periudhe ne 13 ministri KLSH ka verifikuar 343 procedura prokurimi duke dale ne perfundimin se pjesa me e madhe e tyre kane qene me probleme. Nga 343 procedurat e prokurimit te kontrolluara rezultuan me shkelje 252 prej tyre ose ne masen 73 ne te cilat u konstatuan gjithsej 524 shkelje te dispozitave ligjore - citohet ne raportin e KLSH-se i cili iu eshte vene ne dispozicion deputeteve.



Buxheti 1.6 mld leke dem ne 2010

Kontrolli i Larte i Shtetit kap nje dem total prej 1.6 miliarde lekesh qe i eshte shkaktuar buxhetit te shtetit prej administrates qendrore gjate vitit 2010. Shkeljet me efekte te medha financiare kane te bejne kryesisht me mosmbledhje te detyrimeve tatimore dhe doganore shpenzime te pakontrolluara mosmbledhje e te ardhurave gjate shitjes apo dhenies me qira te prones shteterore etj.

Ne vend te pare per shkelje renditen tatimet dhe doganat. KLSH raporton se ne keto dy sektore eshte kapur nje dem prej rreth 722 milione leke nga te cilat 363 milione ne tatime dhe 359 milione ne dogana. Nderkaq KLSH ka kryer rreth 42 kontrolle ne ministri dhe institucione kushtetuese gjate vitit te shkuar ne te cilat eshte kapur nje dem prej rreth 290 milione lekesh. Rreth 189 milione leke jane kapur ne fushen e te ardhurave dhe 101 milione ne fushen e shpenzimeve. Objekt i kontrollit kane qene edhe 13 ministri.

Pjesa me e madhe e demit te kapur nga kontrollet ne administraten qendrore eshte ai i shkaktuar nga mosmbledhja e te ardhurave nga shitja apo dhenia me qira e pasurive shteterore i cili kap vleren e 127 milione lekeve. Per sa i perket pushtetit vendor gjate vitit 2010 jane kryer 60 kontrolle ne bashki komuna dhe qarqe duke kapur nje dem prej 321 milione lekesh. Rreth nje te treten e tyre e perben demi i shkaktuar nga shkeljet e kryera gjate prokurimeve publike me rreth 105 milione leke.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›