Weller: Shpallja e pavarësisë “nuk ishte e paligjshme”
Londër -Profesori i të drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Cambridge-it, Mark Weller, thotë se një vendim negativ për Kosovën i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk do ta bënte Kosovën një shtet të paligjshëm.
Në një intervistë për BBC-në ai tha se një vendim i tillë do t’ia vështirësonte Kosovës mundësinë për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara.
Por, autori i librit “Shtetësia e kontestuar”, Mark Weller, tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës është plotësisht e justifikuar me të drejtën ndërkombëtare si dhe me historinë e rëndë që Kosova ka përjetuar në 20 vitet e fundit.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të pranojë argumentet e Kosovës dhe Serbisë më 17 prill, pasi u autorizua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së vitin e kaluar, që votoi me shumicë për një Rezolutë të Serbisë me të cilën kërkohej mendim këshillëdhënës për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Autoritetet në Kosovë kanë thënë se kanë përgatitur qindra faqe argumente me të cilën do të mbrojnë të drejtën e shpalljes, ndërkohë që zyrtarët serbë pohojnë se pavarësia e Kosovës është e jashtëligjshme dhe shkel të drejtën ndërkombëtare. /bbc/