Ish-vendet sovjetike heshtin per Gjeorgjine
Vendet e ish-Bashkimit Sovjetik kane zgjedhur heshtjen rreth konfliktit ne Gjeorgji. E vetmja qe u deklarua ishte Ukraina, e cila ashtu si Gjeorgjia, ka perjetuar transformime me te thella dhe ka per synim integrimet euro-atlantike
Shumica e vendeve te Bashkesise se Shteteve te Pavarura kane zgjedhur heshtjen lidhur me ngjarjet dramatike qe po zhvillohen ne Kaukaz. Matthee Clements eshte redaktor per Euro-Azine ne grupin Jane's Information ne Londer. "Per shumicen e vendeve te Bashkesise se Shteteve te Pavarura (CIS), Rusia eshte partneri kryesor strategjik, ndaj ato nuk kane ndonje interes ne reduktimin e marredhenieve te tyre me Mosken. Ne fakt, do te dilnin te demtuara nga kjo. Prandaj, eshte ne interesin e tyre qe te heshtin", thote Clements. Megjithate, Kievi ben perjashtim. Clements thote se Ukraina eshte i vetmi vend i Bashkesise se Shteteve te Pavarura, i cili duket se ka mbajtur ane ne konfliktin ruso-gjeorgjian. Ashtu si Gjeorgjia, edhe Ukraina perjetoi nje transformim demokratik dhe ka politike te jashtme pro-perendimore. Ukraina madje e dergoi ministrin e Jashtem, Volodomyr Ohryzko, ne Gjeorgji, me 10 gusht. Qeveria e Ukraines dhe as Ohryzko nuk bene deklarata te qarta per denimin e Rusise. Por, ky i fundit sinjalizoi se Ukraina eshte e pakenaqur qe luftanijet ruse qe e shfrytezojne portin e Ukraines, po dergohen per fushate ushtarake ne Kaukaz. "Ne kemi informata te konfirmuara se luftanijet nga Flota e Detit te Zi u nisen nga Sevastopoli drejt territorit te Gjeorgjise. Nese kjo konfirmohet, do te duhet t'i rishikojme kushtet per stacionimin e ketyre luftanijeve ne territorin e Ukraines", tha Ohryzko.
Disa analiste thone se Ukraina ka cdo arsye te jete e shqetesuar per krizen, sepse aksionet e Moskes ne Osetine e Jugut jane mesim jo vetem per Tbilisin, por edhe per Kievin. James Scherr eshte drejtor i programit euro-aziatik nga Instituti Mbreteror ne Londer. "Ukraina ishte ne mendjen e Rusise qe nga fillimi i ketij episodi. Objektivat e Rusise nuk jane te kufizuara vetem ne Osetine e Jugut dhe jo vetem ne territorin e Gjeorgjise. Qellimi final eshte qe te demonstroje se kush eshte zoti i rajonit, cila eshte pala e vetme qe mund te garantoje sigurine dhe stabilitetin. Pra, te kuptojne se ajo eshte Rusia, kurse lojtaret tjere, vecanerisht NATO-ja, as qe do te kene deshiren apo mundesine per te bere kete", thote Scherr.
Vendet tjera te Bashkesise se Shteteve te Pavarura po perballen me situaten e veshtire te formulimit te qendrimit te tyre ndaj konfliktit ruso-gjeorgjian. Te gjitha ato ishin inkorporuar ne Bashkimin Sovjetik apo Perandorine Cariste pa asnje pelqim nga udheheqesit e tyre, dhe shumica u gezuan kur u bene te pavarura ne vitin 1991. Megjithate, si pjese e trashegimise sovjetike, shumica e tyre kane lidhje te ngushta me Mosken, per arsye te tregtise apo sigurise. Por, Clements sheh edhe arsye tjeter. "Gjate viteve te fundit kur Putin ishte ne pushtet, kemi pare rimekembjen e Rusise permes rritjes ekonomike. Ata gjithashtu kane shfaqur gatishmeri te nderhyjne edhe te ish-vendet sovjetike per t'i mbajtur brenda sferes se influences ruse. Kjo vetem edhe nje here e perforcon faktin se Rusia me te vertete do te jete e perfshire ne konflikt te armatosur, me qellim qe ta ruaje ndikimin mbi rajon, te cilin e ndjen si pjese e oborrit te saj", pohon Clements.