E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjeorgjia terhiqet nga BSHP

Presidenti i Gjeorgjise Mikheil Saakashvili tha se do ta terheqe vendin e tij nga Bashkesia e Shteteve te Pavarura. Ai u tha ithtareve te tij ne Tbilisi, se Gjeorgjia do ta braktise pergjithmone grupin e ish republikave sovjetike te dominuar nga Rusia. Dhjetera mijera njerez moren pjese ne tubimin per te mbeshtetur qeverine e Saakashvilit. Nderkohe, qeveria e Gjeorgjise tha se aeroplanet ushtarake ruse i bombardojne fshatrat afer Osetise se Jugut ne territorin gjeorgjian, perkunder njoftimit te presidentit rus se ka urdheruar nderprerjen e te gjitha operacioneve ushtarake.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›