E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vladimir Bonaparta

Ne konsolidimin e tranzicionit autoritar si kryeminister, Vladimir Putin tani po perpiqet te shtrije ndikimin ne Euro-azi. Ukraina eshte ne horizontin e tij, e madje edhe shtetet Baltike mund te jene te rrezikuara nese ai lejohet te vazhdoje perpara. Perendimi duhet te vendose vijen ne Gjeorgji. Pavaresisht se kush qelloi i pari javen e kaluar ne rajonin qe kerkon shkeputje te Osetise Jugore, Moska po perdor ceshtjen separatiste si arsyetim per te shkaterruar ushtrine e Gjeorgjise dhe mundesisht per te rrezuar qeverine demokratike ne Tbilisi. Forcat ruse kane depertuar thelle ne territorin gjeorgjian. Ato kane hapur frontin e ri ne perendim, nga krahina tjeter separatiste, Abkazia, dhe kane marre qytetin e Gorit. Keto levizje e ndajne vendin ne dysh dhe izolojne portet e tij, shumicen prej te cileve tani Rusia i ka bombarduar apo bllokuar. Rusia gjithashtu ka qelluar mbi zonat e banuara dhe ato industriale. Deklarimet ruse per pastrim etnik nga Gjeorgjia tani duken si propagande e pergatitur mire, qe synon te justifikoje invazionin. Mijera ushtare dhe qindra tanke, anije dhe aeroplane ushtarake presin komanden e Putinit. Derisa dhunimi i Cecenise ishte brutal, Gjeorgjia paraqet aktin me te pacipe te sundimit te Putinit, ofensiven e pare ushtarake jashte kufijve te Rusise qe nga perfundimi i eres sovjetike.

Invazioni ne Gjeorgji eshte edhe shuplake direkte ndaj NATO-s. Tbilisi ashtu si Kievi kane shtyre perpara procesin e anetaresimit ne NATO. Putin vendosi qe te veproje derisa disa vende te NATO-s, te kryesuara nga Gjermania, medyshen rreth anetaresimit te tyre. Gjeorgjia ishte e para. Ukraina mund te jete ne radhe. Aleanca duhet te pergjigjet dhe mund te filloje qe sot. Zyrtaret e NATO-s i kane ofruar Rusise takim para vendimit rreth reagimit per Gjeorgjine.

Takimi eshte mundesi per t'i thene Moskes se anetaresimi i Gjeorgjise dhe i Ukraines kthehet ne tavoline dhe se Aleanca po shqyrton te gjitha opsionet per Gjeorgjine, qe nga ndihma humanitare e deri tek ajo ushtarake, ne rast se Rusia nuk terhiqet menjehere.

Vladimir Putin mendon se Perendimi ka nevoje per te me shume sesa ai per Perendimin, shkaku i naftes dhe ambicieve berthamore te Iranit. Ai gabon, sepse Rusia ka po aq nevoje per ekspertizat e kryeqyteteve perendimore ne zhvillimin e fushave te naftes dhe gazit, po aq sa ka nevoje perendimi per sasite e energjise ruse.

Shtetet e Bashkuara dhe Evropa duhet t'i bejne te qarta te gjitha keto. Per Shtetet e Bashkuara ndoshta kjo eshte mundesia e fundit per presidentin Bush qe te le pas vetes cfaredo trashegimie ne raport me Rusine. Tani do te ishte momenti i mire per presidentin Bush qe te pranoje publikisht gjykimet e gabuara dhe te permbledhe pergjigjen e perendimoreve. Ekziston nje menyre qe Shtetet e Bashkuara mund te godasin Rusine aty ku i dhemb e kjo eshte: forcimi i dollarit. Dobesia e monedhes ka kontribuar ne cmimet rekord te naftes, qe kane ushqyer ambiciet ekspansioniste te Putinit. Rusia e Vladimir Putinit nuk eshte ish-Bashkimi Sovjetik, i lidhur me konfrontimet ideologjike rreth globit. Por, eshte pushteti Bonapartian qe synon te dominoje fqinjet dhe te rivendose ndikimin ne skenen nderkombetare. Derisa ruset te mos e shohin se ka cmim per ekspansionizmin Napoleonian, Gjeorgjia duket se nuk do te jete ndalesa e fundit.

"Wall Street Journal Europe"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›