Sejdiu kerkon afrim me serbet
CAGLLAVICE - Kosova eshte nje rast unik dhe i vecante dhe nuk mund te krahasohet me asnje rast tjeter ne bote, perfshire edhe Osetine Jugore. Deklarata e prere erdhi dje, nga presidenti Fatmir Sejdiu. Duke shprehur keqardhje per viktimat e luftimeve ne Gjeorgji, Sejdiu i ka kundershtuar krahasimet e Kosoves me raste tjera ne bote, duke vleresuar se rasti i Kosoves cilesohet si i vecante edhe ne pakon e Ahtisaarit, si dokumenti baze per zgjidhjen e statusit. Keto komente, Sejdiu i ka bere ne Cagllavice, nje vendbanim me shumice serbe.
Sakaq, Sejdiu theksoi se Kosova e pavarur eshte e gatshme te kete marredhenie te mira edhe me Serbine dhe kundershtaret tjere te pavaresise, pavaresisht se keto vende edhe ne te kaluaren jane perpjekur ta paraqesin Kosoven si precedent per rastet tjera ne bote. "Kosova paraqet shembullin sui generis ne krejt cilesine e saj, edhe historike, edhe juridike, edhe politike e kushtetuese. Dhe, absolutisht nuk mund te jete krahasim dhe paralele qe mund te sherbeje ne hapesirat tjera te globit. Kjo eshte sqaruar me se miri ne propozimin gjitheperfshires te presidentit Ahtisaari dhe natyrisht ne cilesine e tille edhe ka marre mbeshtetjen nderkombetare", deklaroi presidenti i Kosoves.
Ai shtoi se Kosova po njihet tashme si shtet i pavarur dhe se nuk mund te kete me kthim prapa. Ndersa po zhvillohet si nje shtet i ri, Kosova, sipas presidentit Sejdiu, meton qe ne nje te ardhme jo te larget te jete pjese e integrimeve euroatlantike. "Mendoj se procesi i njohjes se Republikes se Kosoves eshte ne rrugen e vet dhe nuk eshte proces qe duhet te lidhet me zhvillimet ne rajonet tjera. Mbase dikush do te kete deshire qe ta interpretoje si te tille. Sigurisht qe ne kemi kaluar nje faze te rendesishme te njohjeve te para qe i jane bere Kosoves. Mendoj se procesi do te vazhdoje, mbase mund te kete vende a ndonje vend qe deshiron ta studioje pak me gjate, por ne te njejten kohe them se ne do t'i vazhdojme aktivitetet tona", tha Sejdiu.
Ne vazhdim, presidenti Sejdiu u ka bere thirrje edhe dje pjesetareve te komunitetit serb qe te integrohen ne institucionet vendore, duke e pranuar keshtu dhe realitetin e ri ne Kosoven e pavarur. Ai tha se eshte i vetedijshem qe ne Kosove ka probleme, te cilat jane edhe te natyres politike, por keto probleme, sipas tij, mund te zgjidhen me lehte nese serbet do ta ndertojne dhe shohin te ardhmen e tyre ne Kosove. "Nje shoqeri qe e do integrimin e vet edhe ne kuptimin institucional, edhe te demokracise, nuk eshte vetem ceshtje hipoteze, por ka shume premisa. Demokracia nuk nenkupton anarkine, demokracia nuk nenkupton mosbindjen qytetare, demokracia nuk nenkupton mbetjen apo izolimin, qofte nga dikush apo edhe nga vetvetja, por nenkupton edhe rendin dhe shtetin ligjor", theksoi presidenti Sejdiu.
Po afrohen serbet
Presidenti Sejdiu e ka rikujtuar ate pjese te serbeve te Kosoves qe nuk perfill Kosoven e pavarur, se shume nga pjesetaret e komunitetit jane tashme pjese aktive e institucioneve, duke e pare Kosoven si nje vend te tyre ku mund te jetohet dhe mund te kete te ardhme.