E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-zevendesministri Janova leshon akuza ndaj Thacit

Prishtine 8 Janar 2011 - Edhe ne diten e heshtjes zgjedhore per zgjedhjet e 9 janarit kane vazhduar akuzat dhe kunder akuzat dy partite me te medha ne Kosove Partia Demokratike e Kosoves dhe Lidhje Demokratike e Kosoves.

Nje dite me pare kryeministri ne detyre Hashim Thaci tha se LDK-ja eshte ajo e cila ka zvarritur Ligjin per mbrojtjen e deshmitareve. Ndaj kesaj deklarate ka reaguar LDK-ja nje dite me pas duke ia hedhur fajin partise tjeter per lenien ne sirtare te ketij ligji.

Ish-zevendesministri i Drejtesise Arsim Janova ka hedhur poshte deklaratat e kryeministrit ne largim Hashim Thaci i cili dite me pare tha se LDK-ja eshte fajtore qe ligji per deshmitaret nuk eshte proceduar ne Kuvendin e Kosoves.

Lidhur me deklaraten e Qeverise se shkarkuar se LDK-ja eshte fajtore per zvarritjen e nxjerrjes se Ligjit per Mbrojtjen e Deshmitareve LDK-ja hedh poshte kete deklarate dhe e konsideron tentim per te manipuluar me te verteten dhe me opinionin publik tha Janova.

Ne nje konference per shtyp te shtunen Janova theksoi se Ministria e Drejtesise i ka perfunduar te gjitha detyrimet lidhur me kete ligj por sipas tij Ministria e Ekonomise dhe Financave e ka penguar procedimin e metejme te projekt ligjit per shkak te implikimeve buxhetore.

Ne shkurt te vitit 2010 sipas procedurave te nevojshme Ministria e Drejtesise i ka bere kerkese Ministrise se Ekonomise dhe Financave per ligjshmerine e deklarates dhe perkrahjen e ketij ligji. Per fat te keq MEF-i me arsyetimin se ky ligj ka kosto shume larte. Deri kur ministri dhe zevendes ministri ishim ne detyre nuk e ka nenshkruar deklaraten e nevojshem financiare per ti hapur rruge miratimit te tij ne qeveri citohet Ivanova nga Bota Sot e perditshme e Prishtines.

Sipas Janoves edhe vet kryeministri ne doreheqje Thaci e di mire se ky draft ligj gjendet ne sirtaret e MEF-t dhe ka shtuar se ndonese ka kerkuar nga ai qe te ndikoj qe ky ligj te procedohet me tutje Ministria e Drejtesise nuk ka gjetur perkrahjen e tij.

PDK-se sipas ketij zyrtari te LDK-se i intereson zvarritja e ketij ligji i cili do ta luftonte krimin dhe korrupsionin ne Kosove. Por Janova nuk dha ndonje shpjegim pse pikerisht partise se kryeministrit ne largim po i konvenon kjo shtyrje.

Mungesa e vullnetit te qeverise se shkarkuar per te proceduar me tutje kete ligj tregon se e njejta nuk ka gatishmeri per te balancuar sundimin e ligjit ne Kosove per te luftuar krimin e organizuar dhe dukurite tjera negative theksoi ish-zevendesministri Arsim Janova.

LDK-ja gjithashtu reagoi edhe ndaj deklarates se Demokracise ne Veprim e cila akuzoi kete parti per prishjen e heshtjes zgjedhore. Sipas Janoves kjo konference per shtyp kishte te beje me nje ceshtje krejt tjeter dhe me perseritjen e zgjedhjeve te se dieles.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›