E Shtunë, 31 Tetor 2026

Le Temps Jeta prej azilanti e Thacit ne Zvicer

Zyrih 8 Janar 2011 - Gazeta zvicerane qe del ne Gjeneve Le Temps transmeton detaje nga jeta e kryeministrit ne largim te Kosoves Hashim Thaci nga koha kur ai jetonte si azilant ne Zvicer dhe lobonte ne mesin e diaspores per mbledhjen e mjeteve financiare per Ushtrine lirimtare te Kosoves.

Gazeta e cituar sot nga Makfaks ne Shkup shkruan se Thaci ka jetuar ne Zvicer nga viti 1994 e deri me 1998 se ka pasur statusin e azilantit politik dhe se ka studiuar shkencat politike dhe historine ne Universitetin e Zrichut.

Gazeta pretendon se ai eshte takuar rregullisht me perkrahesit e UK-se ne qytetin Arau neper banesa kafiteri madje edhe ne redaksine e nje gazete te perditshme.

Eksperti per strategji ushtarake Albert Stahel i ka thene gazetes Le Temps se Thaci ka shkuar ne ligjeratat e tij ku si pohon ky profesor ligjeronte per menyren e luftes se muxhahedineve ne Afganistan.

Gazeta shkruan po ashtu se Thaci pese deri gjashte here ne vit shkonte fshehtas ne Kosove ne menyre qe te forconte pozicionin e tij ne UK ndonese si azilant kete nuk ka guxuar ta bente dhe ka rrezikuar ti merrej ai status ne Zvicer

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›