E Diel, 1 Nëntor 2026

EULEX-i vazhdon avazin e Dik Martit 2 akuza per krime lufte

Prishtine 8 Janar 2011 - Prokuroret e EULEX-it kane ngritur aktakuza per krime lufte ndaj dy ish-luftetareve te Ushtrise lirimtare te Kosoves. Sabit Geci dhe Riza Aliaj akuzohen per krime lufte kunder popullates civile te kryera ne dy kampe te UK-se ne Shqiperi.

Ne aktakuzen e cila eshte formuluar per EULEX-in nga prokurori amerikan Robert Din thuhet se kampet ne Kukes dhe Cahan te krijuara nga UK-ja kane sherbyer per logjistike e trajnime kurse dy te akuzuarit i kane perdorur ato per te mbajtur civile dhe personat qe nuk merrnin pjese ne lufte raporton Agjencia Frans Pres

Sipas AFP-se ende nuk eshte e qarte se kur do te nise gjykimi i dy ish-komandanteve. Aktakuza vjen ne kohen kur Kosova po perballet me raportin akuzues te Dik Martit.

Ky i fundit ne raportin per Keshillin e Evropes permend Gecin si te dyshuar per vrasjen e nje civili ne Kukes qe fillimisht eshte rrahur dhe me pas eshte qelluar per vdekje.

Sipas aktakuzes se prokurorit Din dy te akuzuarit burgosnin kosovaret te cilet iknin nga konflikti dhe ishin te dyshuar per bashkepunim me regjimin e atehershem serb ose kishin pikepamje politike qe ndryshonin me ato te UK-se.

Geci dhe Aliaj thuhet se kane qene direkt te perfshire ne keqtrajtimin e personave qe mbaheshin ne keto kampe nga fundi i marsit ose fillimi i prillit deri ne qershor te 1999-es.

Civilet jane rrahur rregullisht jane goditur me shkopinj gome jane keqtrajtuar dhe abuzuar verbalisht citon AFP aktakuzen.

Ata jane mbajtur ne vende te pista dhe kushte te keqija per shendetin. Atyre u ishte ndaluar ushqimi uji dhe trajtimi mjekesor thuhet ne aktakuze.

Ne te pershkruhet dhe nje incident ne Kukes kur dy te burgosur ishin urdheruar te vishnin xhaketa anti-plumb dhe pastaj ishin qelluar nga nje grup pushkatimi si nje menyre per tu torturuar.

Prokuroret e EULEX-it pohojne se kane siguruar deshmite e rreth 20 te burgosurve te cilet kane thene se kane pesuar trauma fizike dhe psikologjike si rezultat i kushteve ne te cilat jane mbajtur dhe tortures citon AFP.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›