Pacolli Berisha te mbledh kreret mbareshqiptare per raportin e Martit

Prishtine 9 janar NOA - Kreu i AKR-se Behgjet Pacolli ka bere thirrje per organizimin nje tryeze mbarekombetare me ane te se ciles do ti jepej pergjigje raportit te Dicky Martit.
Kemi arritur ne perfundimin se zoti Sali Berisha duhet te therrase urgjentisht nje tubim te krereve te partive parlamentare te hapesires shqiptare. Pse Sali Berisha Sepse ai do te shkoje ne Keshill te Evropes ne 24 janar Pse ai perfaqeson vendin ame i cili akuzohet gjithashtu prej Martit ndaj atij i duhet te reagoje ne emer te saj Sepse Sali Berisha ka autoritetin personal me i thirr lideret e kesaj hapesire ne nje tubim mbarekombetar shkruan Pacolli ne nje shkrim botuar ne gazetat kosovare sot.
Ai shprehet se nga ky takim unik ne historine e pluralizmit do te vij nje reagim me serioz ndaj raporti te Mariti.
Atyre duhet tu sqarohet pse Serbia duhet te heqe dore nga fajesimi i shqiptareve si komb por duhet tu kerkoje ndjese atyre njejte sikur Bosnjes Sllovenise dhe Kroacise. Atyre duhet ti shprehet gatishmeria per te pranuar nje hetim te institucioneve qe kane mandat per hetimin. Atyre do tu kerkohet bashkerendimi ne 24 janar per ta hedhur poshte raportin shkruhej mes tjerash ne kete editorial.
Pacolli shprehet i bindur se kjo kerkese do te jete e pranueshme nga Sali Berisha qe sipas Pacollit duhet te organizohet sa me shpejte qe eshte e mundur.
Kreu i AKR-se ka bere te ditur se per kete ide i ka bere edhe kerkese zyrtare kryeministrit te Shqiperise Sali Berisha.
a.k/NOA