Ish-zv/ministri Çollaku: Heqja e fotos së Presidentit shkel simbolikën e Republikës
TIRANË-Ish-zv/ministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Çollaku ka reaguar ashpër mbi vendimin e qeverisë ‘Rama’ për zëvëndësimin e fotos së Presidentit me atë të Ismail Qemalit.
Sipas Çollakut, fotoja e Presidentit në institucionet zyrtare ka simbolikë vendin që dëshmohet se është një Republikë dhe se me këtë vendim qeveria cënoi këtë simbolikë.
“Jam krejt i shokuar nga akti i heqjes se foto se presidentit të Republikes. Jam i shokuar dhe i zhgënjyer nga niveli i vulgaritetit të këtij akti. Shteti serioz është formë serioze. Në çdo protokoll të çdo shteti nga ato me të qytetëruar e zhvilluar e deri të ato në një hap me tej se shtetet tribale, fotografia e kreut të shtetit, presidentit, nuk mungon. Nuk mungon se ajo nuk është foto panoramike, por ka një simbolikë që në çdo Republikë është në themel. Presidenti përfaqëson unitetin e kombit. Duke hequr foton e presidentit Rama ka cënuar pikërisht këtë simbolikë.
Si kundërshtar politik me të do të kisha pritur e mirëpritur shumë akte. Por jam thellë i zhgënjyer në kufij revolte, nga Rama e disa ministra pranë tij, të cilët sidoqoftë për faktin se të dalë nëpër botë, do shfaqeshin më të emancipuar. Në fakt ndodhi e kundërta”, shkruan Çollaku në rrjetin social, "Facebook".
Sipas ish/zëvëndësministrit, mazhoranca po kthen kohën e Koçi Xoxes.
“Me këtë akt prej vandalësh na dhanë shenjën e hidhur se fjalët nga veprat janë larg. Dhe shkollat, kurset, vitet e jetuara jashtë nuk kane arritur te mundin te keta njerez instiktin e eger te nje ideologjie qe e shpallin te vdekur por te ciles besnikerisht i ruajne e ndjekin ritet....ky kthim i vrullshem pas në vitet e Koçi Xoxes është i papranueshem e duhet ndalur me çdo kusht e çmim...Vandale të tillë janë të padenjë për gjeneratën e re te shqiptarëve. Këta meritojnë vend në arkivat e shëmtuara të vesit e primitivitetit njerëzor”.
(d.b/BalkanWeb)