E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, jep dorëheqjen prefekti Andrea Mano: Motoja ime të zbatoja ligjin

KORCE – Prefekti i Korçës, Andrea Mano ka dhënë sot dorëheqjen nga posti. Përmes një deklarate për mediat,  Mano theksoi se ishte emëruar si përfaqësues i PD-së dhe nuk mund të vazhdonte detyrën nën drejtimin e qeverisë së majtë. 

Prefekti Mano tha se nuk do të rikandidojë për postin e kryetarit të Bashkisë së Korçës, pas emërimit të Niko Peleshit në postin e zv/kryeministrit. 
Megjithatë ai theksoi se do të vijojë të japë kontributin e tij në Partinë Demokratike.

“Motoja ime të zbatoja ligjin. S’mund të përfaqësoj më PD, pasi qeveria u ndryshua. Unë nuk do të rikandidoj për kreun e bashkisë. Verdikti u dha kur unë kandidova 2 vite më parë”,- deklaroi Mano.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›