KQZ i jep Mhill Fufit mandatin e deputetit të PD-së në Lezhë
TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të hënën me katër votat e anëtarëve të pranishëm që t'i japë mandatin e deputetit të Partisë Demokratike, z. Mhill Pjetër Fufi, pas refuzimit të këtij mandati nga kandidati tjetër Vasil Bici.
Në fillim të mbledhjes, kryetarja e KQZ-së, Lefterije Lleshi njoftoi se kandidati Bici nuk pranoi të bëjë betimin në Kuvendin e Shqipërisë dhe në këto kushte ky institucion i është drejtuar me shkresë zyrtare KQZ-së ku e njofton për vakancën e krijuar në Parlament.
"Z.Vasil Bicaj, kandidat i PD-së i zgjedhur në qarkun e Lezhës, ka depozituar një deklaratë pranë komisionit parlamentar të verifikimit të mandateve, ku refuzon mandatin e deputetit", citoi kryetarja Lleshi shkresën e Kuvendit.
Në këto kushte KQZ vijon procedurat sipas nenit 71 të Kushtetutës dhe nenit 164 të kodit zgjedhor, sipas të cilave kur një deputet nuk bën betimin dhe në këtë rast mandati i tij është i pavlefshëm, mandati në këto raste i kalon kandidatit të radhës, që është Mhill Fufi.
Partia Demokratike përfaqësohet në qarkun e Lezhës me deputetët Aldo Bumçi, Gjovalin Kadeli dhe Albina Dedaj. Me vendimin e sotëm të KQZ-së, kësaj liste i shtohet edhe kandidati i radhës, Mhill Fufi që në listën shumemërore të PD-së, renditet i 5-ti.
(er.nu/BalkanWeb)