E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e re, tavolinë ovale me hartën e Europës së shek.XVI

TIRANE - Salla e mbledhjeve të Këshillit të Ministrave ka pësuar ndryshime. Tavolina ovale është lyer në ngjyrë të kuqe, po ashtu dhe moketi është i kuq. Vendosja në tavolinë është ndryshe nga ajo e qeverisë së mëparshme.

Rama është ulur në krahun e djathtë të tavolinës së qeverisë, ndërsa ka në krah zv.kryeministrin Peleshi dhe ministren e Integrimit të LSI- së, Klajda Gjosha. Në qendër të hapësirës që krijon tavolina ovale, ishte vendosur një hartë e vjetër e Europës.

Artan Lame shpjegoi për gazetën “Panorama” se harta është një imazh i idealizuar i Europës së shekullit XVI, ku shtetet janë vendosur në një femër të shtrirë dhe mes të cilëve shquhet dhe Shqipëria (Albania).

Kjo hartë, shpjegon Lame, ishte harta kryesore e ekspozitës së hapur në Bruksel dhe që tërhoqi vëmendjen e vizitorëve që dallonin Shqipërinë si pjesë të Europës ndër shekuj.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›