E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-zyrtari i ICO-s: Limaj, një kurban

Ish-shefi i sektorit ekonomik në misionin civil ndërkombëtar (ICO), Andrea Kapusela, tha se ish-ministri kosovar i Transporteve, Fatmir Limaj, është një kurban. Kapusela, gjatë intervistës në Koha Ditore, ka akuzuar faktorin ndërkombëtar në Kosovë, se deklaratat e ICO-s dhe EULEX-it për një qeveri të pastër u bënë sinonim i pjesës një qeveri pa Fatmir Limajn. Limaj duhet të jetë shndërruar në kurban. Unë e shoh çështjen e ngritur ndaj tij si të gabuar, si për krimet e luftës, ashtu edhe për bastisjen e 12 muajve më parë në zyrën e tij, pas së cilës nuk ndodhi asgjë, tha Kapusela. Kritikat e tij ndaj EULEX janë publikuar edhe në gazetën britanike The Guardian, ku misioni europian u identifikua si simbol i dështimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›