Bajko: “Hileja e trajnerëve të huaj”

Jam një nga ata ish-trajnerë të Kombëtares, i cili nuk ka qenë kurrë dakord me drejtimin e ekipit përfaqësues nga trajnerë të huaj. Këtu nuk ka të bëjë egoja profesionale, dhe jo një trajtim edhe me doza nacionaliste të futbollit shqiptar. Këtu ka trajnerë të aftë, që e kuptojnë më mirë karakterin e futbollit tonë dhe mentalitetin e lojtarëve shqiptarë. Ardhja e trajnerëve të huaj, ka pasur dy qëllime të programuara deri në detaj. E para, të tregojnë botës, se një skuadër e vogël si ajo e Shqipërisë drejtohet nga emra të mëdhenj të trajningut, në funksionit të shfrytëzimit të imazhit, dhe së dyti, bllokimin e ndërhyrjeve të elitës së trajnerëve vendas për të analizuar punën e tij. Përjashtimi i trajnerëve shqiptarë nuk lë shije të mirë. Fakti, që shumë prej futbollistëve, me të cilët mburremi sot në kampionatet e mëdha europiane, si Foto Strakosha, Kliton Bozgo, Lefter Millo, Ylli Shehu para viteve 2000, apo sot Altin Lala, Ervin Skela, e të tjerë, që vazhdojnë të jenë aktivë, tregon se trajningu shqiptar ka pasur pjekurinë e mjaftueshme, për t'i drejtuar skuadrën kombëtare. Potenca ekonomike nuk mund të mbajë në peshoren financiare trajnerë të huaj, që gllabërojnë shuma të jashtëzakonshme, të cilat nuk mund t'i ofroheshin kurrë dhjetë trajnerëve shqiptare njëherësh. Asnjë prej trajnerëve të huaj nuk ka bërë përcapjen më të vogël, madje kanë përbuzur edhe trajnerët e dikurshëm të kombëtares".
Përse të papunë?
"E para, se përballë gjithmonë vendoset aftësia dhe paaftësia, dhe në kushtet tona, fiton gjithmonë i paafti. E dyta, trajnerët e mirë, të edukuar dhe që kanë punuar me idealet e vërteta futbollistike nuk mund të pranojnë kurrë shëmtirën që po prodhon futbolli ynë. Një trajner i mirë pranohet nga imazhi i tij, ndërkohë qysh të nesërmen pas fillimit të punës, nis e projektohet shkatërrimi, që rezulton me largimin e detyruar të tij", - konkludon Bajko.