Bajko ne 360 grade: Nga Boriçi te Bariçi

Përvoja e ka bërë më të kuptojë se puna e trajnerit të Kombëtares është nga më të vështirat, por dhe nga më të bukurat. "Në Shqipëri ka vetëm një dimension, ajo është dhe mbetet e vështirë", thotë Bajko. "Në raste të rralla mund të ndjejë kënaqësinë e punës së kryer, por dhe në këtë rast, meritat i marrin ata që jashtë skuadrës. Kjo është një përvojë e hidhur në të gjithë botën. Pas një humbje, trajneri i ekipit Kombëtar mbetet vetëm. Fillikat. Pavarësisht, se koha mund t'i japë të drejtë ati, dhe jo atyre që e kanë shfrytëzuar".
Respekt për paraardhësit
"Kam mësuar shumë nga përvoja e trajnerëve të mëparshëm të kombëtares dhe të futbollit shqiptar. Vetëm kur e provova në lëkurën time, ndjeva respekt të thellë për ata që më kanë mësuar e edukuar si futbollist dhe si njeri. Nderimet e mia shkojnë për trajnerët e parë të huaj që kanë drejtuar për pak kohë në fillimet e saj kombëtaren tonë, për t'u ndalur te i pavdekshmi Loro Borici, e më pas te Myslim Alla, Zyber Konci, Ilia Shuke, Agron Sula, me të cilin kam qenë së bashku në Kovercano të Italisë, e deri te Shyqyri Rreli, Bejkush Birce, Astrit Hafizi, Medin Zhega e Sulejman Demollari, i fundit trajner shqiptar që ka drejtuar kombëtaren.
BAJKO PER...
...Dosenen
Koha e shkurtër që ai qëndroi në Shqipëri nuk të jep të drejtë ta njerrësh një konkluzion real, por një përshtypje të shpejtë e ruaj gjithsesi. Një trajner i mirë, por me shkëlqimin e një meteori, që la shumë pikëpyetje mbrapa.
...Brigelin
Cdo trajner që drejton një ekip kombëtar ka ndeshjen e tij më të mirë dhe atë më të dobët. Gjithsesi ai do të mbahet mend për atë që arriti me Greqinë e Rusinë, por edhe për mosplotësimin e objektivae që i kishin vendosur.
...Baric
Një trajner me ide të qarta. Në mendime ishte profesionist. Në aspektin e drejtimit të punës nuk e njoh, pasi askush nuk na i bëri të mundur ta ndiqnim atë nga afër. Në mbyllje të aventurës së tij u fut në batakun dhe mentalitetin shqiptar.
...Ari Han
Po e anashkaloj vlerësimin tim për të. Shpeshherë ne shqiptarëve na pëlqen të ndjekim modën, është apo jo e përshtatshme për ne.