Bajko, shok kursi me Lipin, por pëlqen Murinjon

Bajko ka ndjekur kursin e trajnerëve në Kovercano të Italisë në vitet 1984-1985. "Kam qenë shok kursi me Marcelo Lipin, Dino Xofin, Xhovani Trapatonin. Lipi një njeri shumë i zgjuar dhe me interesa të mëdha. Donte të dinte shumë për Shqipërinë. Kursin e drejtonte Valkarexhi, një ish-trajneri i ekipit kombëtar italian dhe i Fiorentinës. Na ka mësuar shumë".
Nga trajnerët e huaj më të cilët është ne 15 ndeshjet që ka drejtuar kombëtaren Bajko kujton me respekt gjermanin Berti Vogst. "Një personalitet i madh në fushë, por i thjeshtë në mes miqsh. Trajnerët kanë një profil në të gjithë botën".
Bajko ruan kujtime për Maradonën, teksa e ka parë nga afër në Napoli, kur për 10 ditë ndoqi si praktikë kursi stërvitjen e Napolit. "Ishte magjistar. Bënte mrekulli në fushë". Praktika të shkurtra te Lacio, Roma, Fiorentina, Napoli.
Murinjo është më i vlerësuari te Bajko. "Është ambicioz, njeri me ide". Bajko është tifoz me Partizanin dhe Brazilin. "Brazili, Italia, Gjermania përbëjnë tri shkollat më të qëndrueshme në futboll, secila me karakteristikat e veta".