E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ishim thjesht duke ecur, pse po e shoqëroni?” – Tensione pranë ministrisë së Brendshme, policia shoqëron disa persona! Njëri tërhiqet me forcë

Situata u tensionua pranë ministrisë së Brendshme, ku policia shoqëroi disa persona. Siç shihet nga pamjet, efektivët marrin me forcë një të ri që ishte i pranishëm në protestë.

Tensione pati edhe në një shoqërim tjetër, ku dëgjohen disa të tjerë duke iu drejtuar efektivëve se përse po e shoqërojnë sepse nuk po bënin asgjë, por vetëm duke ecur.

“Ishim thjesht duke ecur në rrugë.”, thotë një i pranishëm.

“Mos e prek me dorë. Çfarë po bëni. Lëshojeni.”, thotë një vajzë, e cila tenton të ndërhyjë dhe të ndalojë efektivët.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›