Ish-deputeti Maliqi thirrje efektivëve të Policisë: Mos rrezikoni jetën tuaj dhe të popullit për karrigen e Ramës! Po ju çon mish për top
Ish-deputeti i Lefter Maliqi ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, se do paguaj 2500 euro për çdo polic që do përballet me studentet dhe gjimnazist në ditën e 7 të revoltës.

Sipas Maliqit deklarata e Ramës është e tmerrshme dhe po i çon policët e shtetit si mish për top.
Në deklaratën e tij ish deputeti i bën thirrje policëve si ish koleg që të mos keqpërdorën, mos rrezikojnë jetën e tyre dhe të popullit për “karrigen e krimit të Edi Ramës”.
“E tmerrshme! Diktatori Rama u thotë policëve se do t’u japë 2.500 euro shpërblim për dhunën, pra 2 milionë lekë! Prandaj, godisni, dhunoni, arrestoni dhe gjakosni rininë, studentët e gjimnazistët, se po ju blej, po ju shpërblej me lekë!
Rama i çon policët e shtetit si mish për top!
Të dashur policë, mos lejoni të keqpërdoreni! Mos rrezikoni jetën tuaj dhe të popullit për karrigen e krimit të Ramës, i cili është peng i krimit dhe ka frikë nga burgu!
Hiqni kapelet, ruani qetësinë dhe mbështesni protestuesit! Ata protestojnë edhe për pagat dhe kushtet tuaja!
Rama dhe Demo e qeveria janë pjesë e korrupsionit dhe krimit!
Rroftë rinia! Rroftë populli shqiptar! Respekt për policët e ndershëm! Poshtë narkoshteti!
Fitore! 🤝🙏💪🇦🇱🇺🇸”, thekson Maliqi.