Ishin nisur me veliere nga Kroacia drejt Turqisë por mbetën të bllokuar në det, shpëtohen 3 të huaj në Vlorë

3 shtetas të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare e Vlorës, pasi kishin mbetur të bllokuar në mes të detit.
Të huajt ishin nisur me një mjet veliere nga Kroacia drejt Turqisë, por mjeti i tyre pësoi defekt duke mbetur të bllokuar në mes të detit.
Pas marrjes së sinjalit, Policia Kufitare Vlorë i ka vajtur në ndihmë tre të huajve duke i shoqëruar drejt Stacionit Kufitar të Triportit.
Të tre shtetasit e huaj janë në gjendje të mirë shëndetësore.
/rtsh.al/