Parandalohet vjedhja me armë në Lushnjë, 3 në kërkim! Autorët rrezikuan jetën e efektivëve gjatë arratisjes

Një vjedhje me armë në një banesë në Lushnjë është parandaluar nga policia. 3 autorët lëviznin me një mjet me targa të falsifikuara, por kur janë pikasur nga policia dhe u është kërkuar të ndalonin në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, ata nuk janë bindur por kanë shtuar shpejtësinë duke rrezikuar jetën e efektivëve.
Autorët janë drejtuar drejt fshatrave të Peqinit ku për shkak të shpejtësisë mjeti ti tyre tip “Benz” ka dalë nga rruga. Duke përfituar nga errësira, autorët braktisën automjetin, por policia që ishte në ndjekje të tyre ka mundur të identifikojë autorët.
Gjatë kontrollit të automjetit u sekuestrua një sasi municioni luftarak.
Në kërkim janë shpallur R. Ç., 30 vjeç, F. T., 36 vjeç dhe B. M., 66 vjeç, të tre banues në Elbasan, të cilët akuzohen për “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.
Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e disa vjedhjeve të kryera nga këta shtetas, në rrethin Lushnjë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/