E Diel, 1 Nëntor 2026

Ishinger: Serbia, jo ne BE pa njohur Kosoven

INTERVISTA/ Ish-ndermjetesi i BE-se, ne bisedimet shtese per statusin e Kosoves, ambasadori Wolfgang Ischinger i ka deklaruar BBC-se se Serbia nuk mund dhe nuk do te arrije anetaresimin ne BE pa zgjidhjen e problemit te saj me Kosoven. Sipas tij, perspektiva e anetaresimit ne BE do te ndihmoje qe te arrihet nje zgjidhje dhe nje marreveshje, pavaresisht formatit, ndermjet Prishtines dhe Beogradit

Ambasadori Ischinger, qe ka qendruar ne Prishtine ne kohen kur po vendi po behej gati per te kremtuar njevjetorin e hyrjes ne fuqi te Kushtetutes, tha se udheheqja politike ne Beograd nuk do te ndryshoje qendrimin ndaj Kosoves deri sa te mos jepet nje mendim keshillues i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise. Por ai tha se vendimi i Gjykates se Hages do t'i lehtesoje Beogradit dhe Kosoves qe te fillojne nje proces te dialogut dhe te punes ne ceshtjet praktike, proces ky, qe sipas tij, do t'i mundesoje dhe inkurajoje pakicen serbe qe te pranoje faktin se jeton ne nje Kosove e cila ka Kushtetuten e saj.

Cili eshte vleresimi juaj ne njevjetorin e hyrjes ne fuqi te Kushtetutes se Kosoves?

Mendoj se ishte nje vit i mire, me arritje te rendesishme edhe te brendshme, por edhe te jashtme. Nga pikepamja ime eshte mire te shihet se si po lulezon puna ketu. Duke hyre ne qytet kam pare rruge qe po ndertohen, ndertesa qe po ngrihen lart, kam takuar edhe nje pjese te udheheqjes dhe mendoj se e gjithe kjo eshte e mire per ndertimin e vendit. Ne aspektin e jashtem, Kosova ka ecur ne nje drejtim te mbare, me nje numer te rendesishem te vendeve qe e kane njohur, perfshire vendet me te rendesishme sa i perket GDP-se, sic jane SHBA-ja dhe vendet e medha te BE-se, pra 60 vende deri tani, pastaj anetaresimi ne FMN dhe ne Banken Boterore, prandaj them se Kosova eshte ne rruge te drejte.

Me lejoni qe te shtoj edhe pjesen me te rendesishme, qe do te thote se nuk kemi pare vazhdimin e perplasjeve nderetnike ne Kosove. Kjo mbase eshte arritja me e madhe ne kete vit te pare te jetes se Republikes se Kosoves nen Kushtetuten e re. Mendoj se eshte nje rruge premtuese perpara dhe nuk do te jete e lehte. Nuk ishte aspak e lehte deri tani, por do te vazhdoje te jete me e ngadalshme se sa do te donin njerezit ketu, por do te ece. Kosova mund te llogarise mbeshtetjen e atyre vendeve qe e kane perkrahur shpalljen e pavaresise me shume se nje vit me pare, perfshire edhe vendin tim, Gjermanine. Ne kemi besim se ekziston nje udheheqje e pjekur dhe se do te vazhdojne perpjekjet per t'iu ofruar pakicave, posacerisht pakices serbe. Une jam i bindur se me kohe, kjo dore e zgjatur do te pranohet ne nje menyre nga ata qe marrin vendime ne Beograd. Eshte ceshtje kohe dhe une do te doja te perdor fjalen "durim strategjik". Kosova ka nevoje te punoje shume dhe te kete nje durim strategjik dhe pastaj gjerat do te bien ne vend.

Si mund te permiresohen gjerat mes Kosoves dhe Serbise? Cfare mund te bejne te dyja palet ne kete situate?

Eshte nje fjale e urte qe thote se per te vallezuar tango duhen dy veta. Sa i perket udheheqjes dhe popullit te Kosoves mendoj se eshte me rendesi qe perkushtimi per zbatimin e paketes se Ahtisaarit te vazhdoje, te perkrahet fuqishem dhe te shtyhet perpara. Besoj se koha do te vije atehere kur te ndryshojne ererat ne Beograd dhe kur udheheqesit politike ne Beograd te kene mundesine te ndalojne shkurajimin e serbeve lokale ne veri qe te punojne me autoritetet ne Prishtine. Ky eshte nje proces i veshtire dhe kerkon kohe. Ne diplomaci nje nga elementet kryesore eshte koha. Disa procese kerkojne kohe. U deshen 20 vjet per te arritur pavaresine e Namibise. Kam punuar ne kete vend gjate viteve '70. Nese nuk do te kishim durim per te pritur dhe punuar Namibia nuk do ta arrinte pavaresine e saj. Sot ajo eshte vend i pavarur. Aso kohe udheheqesit ne Afriken e Jugut nuk deshen ta pranonin ashtu sikurse shumica e udheheqesve serbe sot. Por une e di se ka shume ne Beograd qe e kuptojne se ajo qe ka filluar tani, nje vit me pare, me hyrjen ne fuqi te Kushtetutes eshte nje proces qe do ta permiresoje stabilitetin ne rajon dhe ne nje afat te gjate eshte ne interes te Serbise. Mendoj se jeni ne nje rruge te drejte.

A ka nje perspektive evropiane per te dyja vendet megjithe keto kundershtime mes tyre?

Po, ka nje perspektive ne parim. Mendoj se eshte e qarte dhe gjithashtu duhet te behet shume e qarte edhe ne Beograd, por edhe ketu ne Prishtine se anetaresimi ne BE mund t'u hapet vetem atyre qe i kane qartesuar veshtiresite me fqinjet lokale. Eshte me rendesi qe njerezit ta kuptojne se Serbia nuk mundet dhe nuk do te arrije anetaresimin ne BE, pa zgjidhjen e problemit te saj me Kosoven. Prandaj keto gjera jane te nderlidhura. Une besoj se ne kete kuptim, perspektiva e anetaresimit ne BE do te ndihmoje te arrihet nje zgjidhje dhe nje marreveshje pavaresisht formatit ndermjet Prishtines dhe Beogradit. Mendoj se jemi ne nje rruge te mbare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›