Kostoja e rruges, 250 milione Euro
Autostrada qe do te kaloje neper vend (pika) turistike ku do te ndertohen objekte karburantesh, hotele dhe restorante, pushimore, shtepia per fundjave do te kete nje kosto rreth 250 milione euro. Me ndertimin e saj do te ringjallen gjitha vendbanimet per rreth autostrades. Me ndertimin e autostrades Rruga e Arbrit do te realizohet nderlidhja me e shkurter me vende turistike te Maqedonise sic jane - me liqenin e Ohrit, te Dibres dhe Mavroves. Me qytetet piktoreske Struge dhe Oher. Me qendrat turistike dimerore: Bistra, Mavrova dhe Kodra e Diellit ne Tetove. Nderlidhen qytetet Bulqize-Peshkopi- Diber e Madhe-Struge-Kercove-Gostivar- Tetove-Shkup dhe behet nderlidhja ne drejtim te Kosoves me qytete dhe fshatra sic vijon: Gllobocic - Ferizaj - Kacanik - Elesan - Lipjan - Viti - Gjilan - Prishtine - Mitrovice dhe nderlidhje me Prizrenin qe eshte e parapare me autostrades e re me projektin e autostrades Tetove- Prizren. Qe te arrihet kjo nderlidhje e shteteve, regjioneve dhe qyteteve kemi punuar projektet e autostradave te tjera sic jane. Projektimi dhe ndertimi i Rruges se Arberit teresisht bazohet ne strukturen dhe spektrin e nevojave bashkekohore te zhvillimit permanent ekonomik e infrastruktura. Perputhet me dinamiken e trendeve rajonele te Evropes Juglindore, integrimeve euroatlantike, synim permanent i viteve qe vijon per Shqiperine dhe Maqedonine veri-perendimore e me gjere per tere regjionin ballkanik. Leverdia qe ka kjo rruge eshte se shkurton distancen rreth 100 km, ndertohet sipas parametrave kohore, permireson jetesen e 1.5 milion banoreve, lidh popullsine e Maqedonise Perendimore e Kosoven me portet e Durresit dhe te Shengjinit Lezhe, me Malin e Zi, Bosnje-Hercegovine e Kroacine, duke perterire traditat e tregtise e te bashkepunimit me shtetet qe perbenin Jugosllavine. Hapja e kesaj rruge eshte miratuar nga Keshilli Kombetar i Rrugeve qe ne vitin 2004 dhe ka filluar punimet vitin e kaluar ne segmentin Ura e Cernecit deri ne Bulqize, si dhe ka perfunduar projekti Bulqize - Ura e Vashes ne Gur te Bardhe, si dhe vazhdon puna per projektin Ura e Vashes - Qafe Murrize - Tirane.
Rruga e Arbrit, te dhenat teknike te projektit
Eshte projektuar qe traseja te filloje nga kufiri Maqedoni-Shqiperi te vendi Gjorica e Eperme - Fusha e Bulqizes - mbi qytetin Bulqize - Guri i bardhe - Muriza - Selita e Poshtme - Zalle Dajti - Tirane.
Nga aspekti tekniko-shkencor projekti i autostrades Rruga e Arberit, permban
keta parametra:
- Gjatesia: 64 km
- Gjeresia: 25.5 m
Nga aspekti i gjeresise eshte projektuar qe autostrada te jete me dy drejtime me nga dy korsi te gjera me nga 3.5 m, me dy korsi ndihmese nga 2.5 m me brez gjelberimi per dy drejtimet nga 1.5 m ose gjithsej 3 m gjelberim, si dhe jane parapare bankina, elemente mbrojtese etj.