Rruga e Arberit, arteria e dyte me Ballkanin
Blerina Hoxha
Rruga e Arberit dhe boshti i Jugut jane shpallur prioritete te infrastruktures rrugore per mandatin e dyte te qeverisjes. Ndertimi i rruges se Arbrit ne formen e nje autostrade, pritet te nxjerre nga varferia disa zona te Veriut neper te cilen do te kaloje rruga dhe gjithashtu do te shkurtoje mjaft shpejtesine e komunikimit nga Tirana ne Diber dhe gjithashtu edhe drejt Maqedonise. Duke e ditur se, zona e Matit, Bulqizes, Dibres etj. jane vende me pasuri nentokesore, sidomos kromeve, rregullimi i rrugeve do te mundesoje interesin e investitoreve te huaj per te shfrytezuar mineralet e per te hapur vende pune. Ky korridor rrugor Diber - Qaf Buall - Qafe Murrize - Tirane, sipas Specialistwve nuk do tw ishte i plotw po tw mos kalonte nw qytezen e Klosit. Pwsr tw krijuar kwtw lidhjen duhen disa qindra metra qw lidhet qyteti i Klosit me rrugen e re. Qyteza e Klosit nyje e rendesishme rrugore per gjithe zonen verilindore. Klosi ka qene nyje e vjeter rrugore qe ne kohen e ilireve. Aty behej pazari i Ures, dhe udhetare te tjere te huaj e kane vleresuar si nje nyje tregtare midis trevave te Tiranes, Krujes, Matit, Dibres e me gjere. Rruga e Arbrit ka qene rruge e vjeter me rendesi krahas rruges Egnatia. Ajo njihet si rruga Durres - Fusha e Arberit (Tirane) - Mat - Diber. Kjo rruge kalonte neper territorin e shtetit te Arberit, qe sic dihet nga historia shtrihej nga Mirdita e sotme, perfshinte Matin, Cermeniken, Tomadhen, Benden, fushen e Tiranes e te Krujes dhe deri ne Elbasan, pa perfshire nje brez bregdetar ne te dy anet e qytetit te Durresit. Kjo rruge njihet qe ne shekullin e pare ne kohen e romakeve. Por ne Mesjete mori rendesi edhe me nderhyrjen e venedikasve, ajo edhe rinovohej here mbas here, duke ndertuar mure mbrojtese, ura te stilit venecian etj. Rruga per arsye te thyerjeve te terrenit shfrytezohej per karvane dhe atje ku ishte e pershtatshme shfrytezohej me karro te terhequra me kafshe (kuaj e qe).Kjo rruge sherbente ne menyre te vecante per tregtine me Venedikun, Raguzen, Romen etj., me vendet lindore te Adriatikut. Per kete deshmojne edhe dy dokumente te vjetra: E para ne fillim te shekullit te XIII-te, ku Dhimitri "Princi i madh i Arbrit" garanton kalim te sigurt ne tokat e tij, pra neper rrugen e Arbrit. E dyta eshte e vitit 1429, e cila eshte firmosur nga Gjon Kastrioti dhe bijte e tij, ku figuron dhe Gjergj Kastrioti. Rruga e Arbrit eshte perdorur gjeresisht ne kohen e Gjon Kastriotit dhe birit te tij Skenderbeut. Kjo rruge qe kalonte afer kalase se Petralbes, ne Gur te Bardhe, lidhte kete kala te rendesishme me kalane e Stelushit, me ate te Sfetigradit, te Petreles dhe ate te Krujes. Rruga e Arbrit fillon ne Durres, kalon neper fushen e Tiranes, ne Shkalle te Tujanit, ne fshatin Bastar dilte ne Qafe Murrize, kalon neper Xiber, ne Qafe Shkalle dhe dilte te Pazari i Ures ne Klos dhe neper Klos katund dilte ne Qafe Buall - Bulqize - Vau i Drinit - Gjorice - Diber - Shkup. Kjo rruge ka vazhduar deri ne 1932, kur eshte hapur rruga automobilistike Kruje Burrel. Qe ne ate kohe nuk eshte perdorur me dhe kalldremet dhe gjurma e rruges eshte prishur. Qyteti i Tiranes pas vitit 1922 kur filloi te rritet, rrugen qe vazhdonte ne ate te vjetren e emeroi Rruga e Dibres dhe ne ate emer eshte dhe sot. Ndersa rruga nga jashte rrethinave te qytetit te Tiranes; Rrapi i Treshit - Brar - Qafe Murize - Qafe Buall - Diber quhet Rruga e Arberit.