E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat e G 8: Ekonomia shenja stabilizimi

Ministrat e Financave te grupit te tete vendeve me te industrializuara, thone se ekonomite boterore po japin shenja stabilizimi, por, sic thane ata, situata mbetet e pasigurt.

Ne nje deklarate te dhene dje pas takimeve dyditore ne Itali, ministrat e teteshes thane se stabiliteti financiar vazhdon te mbetet i rrezikuar dhe paralajmeruan se shkalla e papunesise mund te vazhdoje te rritet edhe pasi rritja ekonomike te kete filluar. Ministrat thane se kane nisur te shqyrtojne mundesite sesi te nderpresin masat ekonomike te stimuluesit pasi rimekembja ekonomike te jete e sigurt. Ata gjithashtu i kerkuan Fondit Monetar Nderkombetar te studioje strategji te mundshme ne lidhje me kete proces.

Kryefinancieret e G8-es gjithashtu theksuan vendosmerine e tyre per te siguruar me shume stimuj ekonomik nese do te jete e nevojshme, por pa rritur inflacionin apo deficitet shteterore. Takimi i vendeve te G8-es kishte per qellim te arrinte rruge te perbashketa para takimit te udheheqesve te ketyre vendeve ne plan te mbahet ne muajin korrik.

Kryetari i Rezervave Federale amerikane (Banka Qendrore Amerikane), vlereson fundin e recesionit te thelle ne kete vit i cili do te imponon nje sere masash antirecensive dhe programe nxitese stabilizuese nga te cilat priten qe t'i japin rezultatet e pritura.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›