E Diel, 1 Nëntor 2026

Ishte arratisur nga burgu në `97, arrestohet në Greqi 53-vjeçari

Ka përfunduar ëndrra e lirisë për një shtetas shqiptar të dënuar për vrasje. Policia greke ka vënë në pranga një emigrant shqiptar, i cili ishte në kërkim nga Interpol Tirana.

Sipas autoriteteve greke të policisë 53-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ishte dënuar për vrasjen e një femre në vitin 1990 në vendin tone dhe ishte arratisur nga burgu gjatë trazirave të 1997-tës.

Pas arrestimit policia ka filluar procedurat për ekstradimin e tij në vendin tonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›