E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër- Defekt në pompën e ujit të spitalit, ndërpritet mjekimi për pacientët

Shkodër- Një defekt në pompën e ujit në spitalin e Shkodrës ka bërë që të ndërpritet mjekimi për 45 pacientë që vuajnë nga shqetësimet në veshka.

Të sëmurët nuk mund të kryejnë dializën, ndërsa mosriparimi në kohë i pompës ka përkeqësuar shëndetin e tyre.

Për shkak të mosfuksionimit të këtij organi siç duhet, ata dializën e kryejnë dy herë në ditë. Ende nuk dihet se kur do të riparohet defekti, ndërsa vetë pacientët shprehen të shqetësuar pasi nëse nuk marrin në kohë trajtimin e nevojshmë mund të humbin edhe jetën.

Defekti duket se ka ardhur gjatë restaurimit të spitalit, por nuk është marrë asnjë masë pr të gjetur një mënyrë për kurimin e të sëmurëve.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›