Mat, makina del nga rruga, tre të plagosur
3 të plagosur, mes tyre njëri në gjendje të rëndë për jetën. Ky është bilanci i një aksidenti të regjistruar pasditen e sotme në Mat.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Qafë Buallit, ku si pasojë e daljes nga rruga të një automjeti tip "benz" me targa Tirane, kanë mbetur të plagosur tre persona që gjendeshin në automjet.
Të plagosurit, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, janën transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërkaq në vendngjarje kanë mbërrituir edhe forcat e policisë, të cilat po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve në lidhje me aksidentin.